Të gjithë kemi nga një histori me alkolin, kur e kemi tepruar dhe e kujtojmë atë ditë ose natë si një rast që s’do ta përsërisim kurrë. Kantautori Kledi Bahiti i ftuar në “Thumb” ka folur për natën që ishte bërë tapë dhe që kishte përfudnuar duke vjellë gjithë rrugës.
“Kam qenë në një pub duke luajtur muzikë në piano. Erdhi dikush që kishte ditëlindjen, na qerasi me disa shots dhe pi e 1 e 2 e 3,4. Kur dola për të luajtur pjesën e tretë thashë çfarë dua unë këtu, unë sikur i bie firzamonikës.
E mbarova si e mbarova atë pjesën e tretë dhe kur kam ik në shtëpi zvarrë, vetëm villja nëpër pemë. Ishte e vetmja natë dhe i urrej ato pije,”- tregon autori i shumë këngëve të suskseshme