Këngëtarja Albërije Hadërgjonaj ka deklaruar së fundmi se ka marrë ftesë nga produksioni i “Big Brother Vip” në Shqipëri dhe në Kosovë, për t’u bërë pjesë e formatit.
Gjatë një interviste të shkurtër për “Mirage”, këngëtarja tha se nuk e ka pranuar asnjëhrën nga ftesat, pasi “nuk ka pasur mundësi.”
“Të jem e sinqertë ftesën e kam marrë edhe nga “Big Brother” në Shqipëri dhe në Kosovë por më vjen shumë keq që s’kam pasur mundësi ta pranoj këtë super ofertë. Po të jetoja në Shqipëri edhe në Kosovë do ta kisha pranuar me shumë kënaqësi”- tha ajo.