“A do më sillni 10 euro për ushqime?” “Kam nevojë për kafe dhe qumësht”. Këto ishin pyetjet që zbuluan trafikantët e drogës në Itali, të cilët dorëzonin nëpër shtëpitë e klientëve doza me lëndë narkotike gjatë pandemisë.
Nga operacioni i policisë kanë rënë në pranga 12 persona, 7 shqiptarë, 4 tunizianë dhe 1 algjerian. Të gjithë janë burra të moshës nga 52 deri në 32 vjeç. Ata akuzohen për trafik droge pasi u zbuluan që e përdorën pandeminë për biznesin e tyre dhe merrnin çdo ditë e më shumë kërkesa për kokainë e heroinë midis periudhës së shkurtit dhe korrikut të vitit 2020.
Furnizimi bëhej nga 47-vjeçari shqiptar i identifikuar si A.G., i cili mbrohet nga avokati Matteo Murgo. Sipas gjyqtarit ai ishte “në qendër të rrjetit të shpërndarjes së narkotikëve, që kujdesej për furnizimin me kokainë dhe heroine që ia jepte personave të tij të besuar” . Ndërsa kokaina, siç u zbulua nga hetimet, dërgohej në Itali nga një shpërndarës droge i paidentifikuar me bazë në Shqipëri, i njohur si 'Pelo'.
Klientët u këshilluan që të bëjnë kujdes në bisedat telefonike dhe të përdornin gjuhë të dedikuar që të mos zbuloheshin. Megjithatë nuk i kanë shpëtuar përgjimeve. Gjithçka u zbuluar përmes sistemit të enkriptuar të komunikimit Encrochat gjatë një operacioni francez të prokurorisë së Lille që më pas ndau të dhënat me prokurorinë e Bolonjës në Itali që të vijonte hetimet.
Kulmi i hetimit ishte kontrolli në shtëpinë e 'udhëheqësit' shqiptar 47 vjeç. Atje u gjetën 4 kilogramë kokainë dhe heroinë, të fshehura në garazh, nën disa pllaka dyshemeje dhe të groposura nën pak dhe, në oborr dhe disa kanaçe me bojë dhe kavanoza qelqi që dukeshin si reçel.
Pothuajse 19 mijë euro u sekuestruan në atë moment, ndërkohë që efektivë të tjerë policie kishin përgjuar njëkohësisht, në rajonin e Marche, një ngarkesë prej 8 kilogramësh kokainë.
Brezi i demokracis po mushin burgjete e mren e jashte shqipnis
PërgjigjuNa felliqen gjithandej or teeeejjjjj
Përgjigju