Gjatë debateve të sotme në Këshillin Bashkiak të Tiranës, ka pasur edhe momente kur përfaqësuesit e PS dhe ata të PD-së kanë shkëmbyer batuta me njëri-tjetrin.

Një nga momentet 'pikante' ishin replikat mes këshilltarit socialist Halit Valteri dhe atij demokrat Dorjan Teliti, pasi ky i fundit tha se kishte 'një dilemë brenda vetes'.

"Kam një dilemë zonja nënkryetare brenda vetes sime", tha Teliti.

"Hajde njëher na e trego, shprehu, hapju shoqnis, çohu në këmbë", tha Valteri.

"Do çohem në këmbë", tha Teliti.


Lajmi kryesor:

Këshilli i Tiranës jep pëlqimin për 'Territorialen', Zeneli: Relacioni s'është vendimmarrës! Zhulali: Kjo s'është lojë me harta, Reforma e ha demokracinë!