'Kam pasur të pandehur edhe të njohur të familjarëve të mi! Ambasada Amerikane vlerëson prokuroren e SPAK, Dorina Bejko! Hetoi dhe Fredi Belerin

Ambasada Amerikane në Tiranë, ka ndarë në rrjetet sociale historinë e prokurores së Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Dorina Bejko në kuadër të Muajit të Gruas, Marsit.

Bejko u bë pjesë e SPAK në korrik 2021 ndërsa një nga çështjet që ka pasur në dorë është dhe ajo e Fredi Belerit, kryetarit të zgjedhur të Himarës, i cili në mars 2024 u dënua me 2 vite burg për korrupsion zgjedhor. 

Komisioni i vettingut e konfirmoi në detyrë të drejtuesesen e Prokurorisë së Pogradecit, Dorina Bejko në nëntor 2020. Gjysëm viti më pas, në korrik 2021 ajo u bë pjesë e SPAK.
 

Ndër të tjera prokurorja tregon arsyen pse zgjodhi këtë profesion

“Zgjodha të bëhem prokuror sepse besoj se figura e prokurorit përfaqëson më së miri dikë që lufton dhe kërkon zbatimin e ligjit, barazinë e të gjithëve para ligjit dhe respektimin e të drejtave të njeriut.”

Sfidat nuk kanë qenë të lehta. ‘Të qënit prokurore grua shoqërohet në vetvete dhe me paragjykimi e diskriminime të llojit që një prokuror grua nuk është aq e fortë sa një prokuror burrë” tregon ajo.

Karriera e saj nuk ka qenë e lehtë.

Përpara se të jetë në prokurorinë më të rëndësishme aty ku hetohen zyrtarët e lartë, Dorina Bejko ka punuar 14 vite në prokurorinë e Pogradecit, ku  jetojnë dhe familjarët e saj dhe tregon sfidat dhe si ia doli të përballojë trysninë

"Fakti që kam punuar në qytetin ku jetojnë familjarët e mi ma kanë shoqëruar karrierën profesioanle me vëshirësi apo paragjykime rast pas rasti. Nuk ka qenë e lehtë për mua të kem pasur përballë si të pandehur prindër të shokëve, shoqeve të fëmijëve të mi apo të njohur të familjarëve të mi. Ia kam dalë të mund këtë trysni duke menduar se nuk jam unë ajo që duhet të ndihet e pasigurtë apo të kisha frikë por duhet të ndihen ata se shkelën ligjin, ndërsa unë kam qenë vetëm duke kryer detyrën time në respekt të ligjit”

Ka dhe një mesazh për gratë në fillim të karrierës

“U bëj thirrje të vazhdojnë e të mos dorëzohen”

Në mesazhin që shoqëron videon Ambasada e SHBA shkruan: Për Muajin e Grave, ne jemi krenarë të nxjerrim në pah gra të jashtëzakonshme që po përmirësojnë botën tonë dhe po na frymëzojnë.

 

 

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • sapa: 25/03/2024 17:18

    Dhe ti nuk ke vjedhur qysh ne 2007 qe ke filluar pune si prokurore?Ne vendin e hajduteve?kush e beson kete?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindja, Presidenti e Kryeministri urojnë besimtarët katolikë! Begaj: Të reflektojmë mbi vlerat më të larta të njerëzimit

Krishtlindja, Presidenti e Kryeministri urojnë besimtarët katolikë! Begaj: Të reflektojmë mbi vlerat më të larta të njerëzimit