“Kam rilindur për së dyti”, thotë Kastrioti, 66-vjeçari nga Fieri që sot u kthye në shtëpi, pranë familjes, pas 21 ditësh të vështira në spitalin infektiv!
Përmes një videomesazhi, të shpërndarë nga Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, 66 vjecari tregon se ka mbërritur në spital në gjendje të rënduar, dhe se falë mjekëve dhe kujdesit shëndetësor arriti të fitojë betejën me COVID-19.
“Jam shumë i lumtur, falë doktoreshë Najadës unë sot kthehem në shtëpinë time tek fëmijët e mi. Jam shumë i lumtur, faleminderit shumë dhe stafit të infektivit për atë që ka bërë”, thotë Kastrioti.
"Punë fantastike e stafit mjekësor, për trajtimin me sukses të 66-vjeçarit, i cili vuante nga diabeti, hipertensioni dhe me gjendje post infarkti të miokardit❗️ Sot Kastrioti është i shëruar. Forca ekipi i Infektivit. Jemi me ju", shkruan ministrja Ogerta Manastirliu.
Kastrioti, i cili vuante nga diabeti, hipertensioni dhe me gjendje post infarkti të miokardit ka qëndruar në spitalin infektiv për 21 ditë.
Gjatë 24 orëve të fundit 9 pacientë janë shëruar duke e çuar numrin e të shëruarve nga COVID-19 në 76.
Komente












Po po me kolesh 19
PërgjigjuZoti te rujt e shendet
PërgjigjuBravo ja hodhe fala te gjitheve stafit