Kamala Harris fushatë në Las Vegas me Jennifer Lopez! Këngëtarja: Fitorja e saj do jetë një fund i lumtur hollivudian

Ndalesa e radhës për fushatën demokrate në SHBA, ishte në Las Vegas të Nevadas, një nga shtetet kycce që mund të jenë përcaktues për rezultatin final.

Kamala Harris bëri thirrje që të dilet masivisht në votime në 5 nëntor. Harris tha se lista e atyre që I quan “gjëra për tu bërë” është e gjatë.

"Unë do të ul koston e jetesës, do të bëj strehimin më të përballueshëm dhe do te luftoj që të rris pagën minimale", tha ajo. 

Një tjetër yll i famshëm iu bashkua asaj në fushatë. Jennifer Lopez, këngëtarja dhe aktorja portorikane përodi fjalët e teksteve të këngëve të saj për të ekzaltuar të pranishmit. Lopez bëri thirrje për një rezultat hollivudian të zgjedhjeve, ku në fund fiton gjithnjë I miri.

"Duhet të jemi të pranishëm për të dhënë verdiktin tonë. Unë jam një portorikane, një nënë, një motër, një aktore, një këngëtare dhe më pëlqejne fundet e lumtura ku fitojnë të mirët", tha ajo. 

Suportin për Kamala Harris e dha edhe basketbollisti i NBA Lebron James. Ai në një status në rrjetin social X, shkruan se Harris është një zgjedhje që nuk diskutohet dhe se e mbështet për një të ardhme më të mirë të fëmijëve të tij.

S.B/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Opinionisti: 01/11/2024 14:01

    O Zaloshnje, luaje fitoren e saj ne AZ me koeficent 4 nese ke bythe LOL

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja