Kamatëvonesat, Rama: 80% ulje 
për familjet, ose shlyerje me këste!

Kamatëvonesat, Rama: 80% ulje <br />për familjet, ose shlyerje me këste!
TIRANE- Të gjithë ata konsumatorë familjarë që kanë fatura të pashlyera të energjisë elektrike, mund t'i paguajnë ato deri më 28 shkurt, duke përgituar një ulje të kamatëvonesës me 80%. Ndërsa ata që nuk mund të shlyejnë përnjëherë detyrimin e prapambetur mund ta shlyejnë atë me këste mujore, jo më pak se 2500 lekë në muaj për konsumatorët familjarë, dhe jo më pas se 1000 lekë në muaj për pensionistët kryefamiljarë. Kryeministri Edi Rama ka shpjeguar mbrëmjen e sotme mekanizmin e ri të pagesës së borxheve të energjisë elektrike dhe të kamatëvonesave. Teksa prezantoi skemën e re të pagesës së faturave të prapambetura të energjisë, Rama theksoi se nuk do të ketë asnjë falje apo amnisti. Fjala e kryeministrit Rama për shlyerjen e pagesave të energjisë
 
Kreu i qeverisë ndërkaq, theksoi se është planifikuar një skemë nxitëse për shlyerjen e detyrimeve dhe me përfitim reciprok.

“Dua ta nis me hyrjen sot në fuqi të një mekanizmi nxitës për kryerjen e pagesave që skadon në datën 28 shkurt. Çdo konsumator familjar, e përsëris familjar, që ka borxhe të mbartura ndaj kompanisë dhe po ashtu kamatëvonesa që rriten muaj pas muaji, ka një mundësi të re dhe të papërsëritshme, deri në 28 shkurt:

Të paguajë borxhin të plotë dhe të përfitojë uljen e shumës së kamatëvonesave në masën 80%. Pra, kush paguan borxhin e plotë, fiton mbrapsht 80% të kamatëvonesës. Kjo mundësi skadon në 28 shkurt, dhe duhet të jetë e qartë për të gjithë se nuk bëhet fjalë për falje, po për një përfitim të dyanshëm përmes pagesës së plotë të borxhit. Kompania përfiton nga marrja mbrapsht menjëherë e borxhit me vetëm 20% kamatëvonesë, ndërsa konsumatori përfiton 80% të kamatëvonesës nga shlyerja e menjëhershme e borxhit. 

Mundësia tjetër që u krijohet konsumatorëve që kanë borxhe ndaj kompanisë, është të lidhin menjëherë kontratën dhe përveç pagesës mujore, kur nuk duan t’a shlyejnë borxhin menjëherë, të shlyejnë çdo muaj jo më pak se 2500 lekë të reja nga borxhi i tyre. Ky borxh shtrihet në kohë dhe ka brenda të plotë edhe kamatëvonesën e bartur. Kamatëvonesa nuk rritet për sa kohë konsumatori e paguan këstin mujor të borxhit.  Është e qartë që mospagesa e këstit qoftë edhe një herë, sjell ndërprerjen e menjëhershme të energjisë elektrike dhe rifillimin e llogaritjes së kamatëvonesës.

Përjashtimisht, për familjet e kategorizuara në sistemin e ndihmës ekonomike apo personat me aftësi të kufizuar si edhe pensionistët kryefamiljarë, - pra gjithë pjesa e mbrojtur deri sot nga fasha 300 KW dhe që do të përfitojë para direkt nga buxheti i shtetit qysh në janar pas heqjes së fashës, - vlera e këstit mujor për shlyerjen e borxhit, do të jetë jo më e vogël se 1000 lekë të reja në muaj. Por, nuk do të ketë në asnjë rast lidhje të energjisë elektrike pa hyrë në sistemin e pagesave të rregullta korente dhe pa e paguar këstin përkatës për askënd”, u shpreh kryeministri Rama.

Më herët, kryeministri Rama njoftoi këtë konferencë nëpërmjet një postimi në faqen e tij në rrjetin social “Facebook”.
“Në 19.30 për mekanizmin e ri të pagesës së borxheve të energjisë. Asnjë falje, asnjë amnisti, po një skemë nxitëse me përfitim reciprok. LiveTV”, shkruan kryeministri Rama.

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

VIDEO-LAJM/ Ezani i parë pas përurimit të Xhamisë së Namazgjasë! Imami Kalaja publikon pamjet nga brenda, bie në sy arkitektura mjeshtërore

VIDEO-LAJM/ Ezani i parë pas përurimit të Xhamisë së Namazgjasë! Imami Kalaja publikon pamjet nga brenda, bie në sy arkitektura mjeshtërore