Të paktën 24 njerëz kanë humbur jetën kur një ndërtesë në ndërtim e sipër, në vendpushimin bregdetar të Sihanoukville në Kamboxhia, ra për shkaqe që ende nuk janë konstatuar.
Ndërsa vazhdohet të gërmohet nën rrënoja, bëhet e ditur se viktimat ishin punëtorë ndërtimi që flinin në katin e dytë të ndërtesës.
Njoftohet gjithashtu se si pasojë e aksidentit janë plagosur dhe 30 punëtorë të tjerë, disa prej të cilëve janë ende në spital.

Komento
Komente

