Policia e zbuloi rrjetin nëpërmjet një kamere të fshehtë të fshehur në një TV plazmë. Trafikantët kishin krijuar madje edhe një “seli të tyren”.
Fillimisht u arrestuan 7 persona, por nga këqyrja e pamjeve u identifikuan edhe 41 persona të tjerë.
Furnizuesit e drogës thuhet se janë 2 shtetas shqiptarë, identiteti i të cilëve nuk bëhet I ditur.
Gjatë operacionit u sekuestruan mbi 160 mijë euro “cash” dhe pasaporta të falsifikuara.
Paratë riinvestoheshin për blerje kokaine, ndërsa një pjesë mbahej për të mbuluar shpenzimet ligjore të bashkëpunëtorëve të paraburgosur.
Redaksia Online
A.D/shqiptarja.com