Projektin për kamera në trupin e efektivëve të policisë, kreu i Demokratëve e ka quajtur thjeshtë një propagandë mashtruese pasi sipas tij kjo teknologji po bie në duart e gabuara.

"Propagandë mashtruese dhe asgjë më shumë projekti i kamerave të trupit, apo kamerave të tjera që ka ndërmend të instalojë kjo klike e lidhur me bandat.Çdo teknologji që shton sigurinë e lufton krimin është e mirëpritur, por e gjitha mund të shkojë në të kundërtën, kur bie në duart e gabuara.Kush do ti shohë kamerat kur Ministri i Brendshëm takohet dhe ndërmjetëson me vrasësin me pagesë në zyrën e tij dhe në vilat qeveritare ne plazh? -shprehet Basha

Përmes një deklarate për mediat Basha tha se kamerat e tij, thjesht s’do të punojnë, ose do të jenë me defekt teknik, kur vjen puna për të pasqyruar lidhjet e tmerrshme që ai ka me krimin.
 
Ja deklarata e plotë e Bashës
Propagandë mashtruese dhe asgjë më shumë projekti i kamerave të trupit, apo kamerave të tjera që ka ndërmend të instalojë kjo klike e lidhur me bandat.

Çdo teknologji që shton sigurinë e lufton krimin është e mirëpritur, por e gjitha mund të shkojë në të kundërtën, kur bie në duart e gabuara.
Kush do ti shohë kamerat kur Ministri i Brendshëm takohet dhe ndërmjetëson me vrasësin me pagesë në zyrën e tij dhe në vilat qeveritare ne plazh? 

Çfarë do të bëjë Saimir Tahiri me këto pamje, që ai vetë i regjistron? Kush do ti shohë e kontrollojë kamerat kur Saimir Tahiri, apo dhe shefi i tij, takohen e rakordohen me makinë me bandat dhe banditet?

A do të funksionojnë kamerat kur Emiliano Shullazi të futet në doganë me makinë të blinduar, pa lënë gjurmë e nishan? A do të ketë kamera kur ngrihet trau i doganës për miqtë e Edi Ramës, që kalojnë naftë e cigare kontrabandë? Sigurisht, ky nuk ka këtë plan. Kamerat e tij, thjesht s’do të punojnë, ose do të jenë me defekt teknik, kur vjen puna për të pasqyruar lidhjet e tmerrshme që ai ka me krimin.

Redaksia online
(s.m/shqiptarja.com)