Kamerat e sigurisë i bëjnë gropën autorit, zbulohet kush e vrau 35-vjeçarin në Gjirokastër! Në konflikt disa persona (VIDEO)

Pak orë pas ngjarjes që tronditi Gjirokastrën policia ka arritur të arrestojë autorin e dyshuar të vrasjes në lagjen Zinxhira të Gjergj Alliasit, 35-vjeçarit që i përkiste komunitetit rom.

Së bashku me të akuzuarin për vrasje janë vendosur në pranga dhe pesë persona të tjerë për moskallzim krimi. Burimet policore konfirmojnë emrin e të akuzuarit për vrasje dhe personave të tjerë. I akuzuari për vrasje është Pariz Xhihani pjestar i komunitetit rom. Ndërsa gjithashtu u arrestua në flagrancë shtetasi A. A., 18 vjeç, si dhe u proceduan penalisht shtetasit N. Xh., 16 vjeç dhe V. M., 14 vjeç, banues në lagjen "Zinxhira" , për veprën penale "Moskallëzim krimi", pasi kanë qenë të pranishëm në momentet që ka ndodhur krimi dhe nuk e kanë kallëzuar atë.

Policia ka zbardhur ngjarjen sesi ka ndodhur episodi i vrasjes që nuk ka qenë i paramenduar, por momental. Viktima është shtyrë dhe goditur me sende të forta teksa ziheshin me njëri-tjetrin 5 të rinjtë rom.

Më tej 35-vjeçari ka rënë në tokë dhe për pasojë është shkaktuar vdekja. Gjithçka është faktuar falë kameras vëzhguese së instaluar në shkollën 9-vjeçare të lagjes Zinxhira, filmimi i së cilës është marrë si provë materiale nga grupi hetimor. Materialet i ka marrë në dorëzim Prokuroria e Gjirokastrës për hetime të mëtejshme, ndërkohë qe pas 2 ditësh personave të arrestuar do t'u jepet masa e ndalimit.

Ne.k./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Traskop Kacija: 16/07/2020 09:24

    Jo vetem ne ambjente te nbyllura por edhe ne ato te hapura te zbatohet ky ligj sepse shikon njerez fare te papergjegjshem qe teshtijne kolliten apo edhe peshtyjne pa vene doren apo brrylin perpara duke u bere shkas per infektimmin e njerezve te tjere perreth qe mund te jene gra shtatzena apo nena me femije

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)