- Janë kapur 6 persona që ishin të shpallur në kërkim .
- 7 persona për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.
- 5 persona për vjedhje të energjisë elektrike dhe vjedhje të pronës private.
- 5 persona për dhunë në familje dhe armëmbajtie pa leje dhe kundërshtim të forcave të policisë.
- 3 persona për Trafiqe të paligjshme dhe narkotikët.
Policia Rrugore ka vendosur 298 masa administrative për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor dhe janë pezulluar 4 leje drejtimi, e bllokuar 3 automjete pa dokumentacion përkatës.
Gjithashtu policia ka shoqëruar për verifikime të ndryshme, 21 persona në të gjithë vendin. Edhe në ditët në vazhdim thekson Policia e Shtetit do vijojë punën me shërbime të përforcuara duke ngritur pika kontrolli në akset rrugore, kontrolle të lokaleve të natës dhe atyre të frekuentuara nga persona me preçedentë penal, për të parandaluar paligjshmërinë në vend dhe krijuar një ambjent e shoqëri më të sigurt.