Edhe kryeministri Rama ashtu sikurse ministri Tahiri e cilësoi përdorimin e kamerave të trupit për punonjësit e sigurisë si një element që zhduk ryshfetin dhe korrupsionin.
 
"Nuk janë njerëzit që korruptojnë sistemin tha Rama por sistemi, prandaj zgjidhja nuk është ndëshkimi por modernizimi i sistemit ashtu sikurse po ndodh në policisë e shtetit me këto projekte"- tha Rama në ceremoninë e prezantimit të projektit për kamerat e trupit në policinë e shtetit pas uniformave te reja që u bënë publike këtë të hënën
 
"Nuk diskutohet që ka edhe një element të tretë, përpjekja anti-korrupsion i Policisë së Shtetit hyn në një fazë tërësisht të re. Gjithçka në komunikimin mes efektivëve të policisë dhe çdo qytetari që përpiqet ta mbulojë shkeljen e ligjit, duke paguar ryshfet, zhvillohet përpara këtij syri objektiv që mbledh çdo informacion dhe ekspozon çdo sekondë të çdo komunikimi. Nuk është e tepërt të pretendohet se  me shtrirjen e kësaj teknologjie në të gjithë territorin dhe me futjen e kamerës dixhitale në punën e efektivave të policisë në terren zhduket ryshfeti.

Çdo mundësi për ryshfet bëhet praktikisht e pamundur, sepse nuk ka asnjë mundësi që efektivi i policisë të fikë kamerën, të mbyllë syrin objektiv që mban mbi trup dhe të përfshihet në bashkëpunime me natyrë korruptive. E pra, ja ku është një provë kokëfortë dhe shumë domethënëse e asaj që kemi thënë dhe kemi përsëritur e do të përsërisim vazhdimisht, nuk janë njerëzit që korruptojnë sistemet, janë sistemet që korruptojnë njerëzit dhe për të luftuar korrupsionin, për të luftuar përhapjen e tij në formën e ryshfetit në territor ka vetëm një mënyrë për të siguruar qëndrueshmëri, ndërtimi i një sistemi të pakorruptueshëm nga njeriu dhe të një sistemi që faktikisht nuk e korrupton njeriun. Nuk janë zëvendësimet dhe ndëshkimet zgjidhja përfundimtare. Ato janë vetëm një pjesë e zgjidhjes. Zgjidhja përfundimtare është modernizimi i sistemit të funksionimit të marrëdhënieve mes publikut dhe shtetit në çdo sektor.
"-tha Rama.

rama kamerat e policise

Rama tha se këto zhvillime teknologjike na japin mundësinë që të rregullojmë marrëdhëniet mes qytetarëve dhe policisë, të zhdukim korrupsionin dhe shkeljet e ligjit si dhe  rritjen e përgjegjshmërisë së çdo efektivi
 
“Na jep mundësinë që si një vend jo shumë i zhvilluar të bëjmë një kapërcim epokal. Së pari për  të realizuar një marrëdhënie cilësore mes qytetarëve dhe policë së dyti për nj beteje të përditshme cilësore ndaj krimit të organizuar shkeljet të ligjit apo korrupsionit Së treti për të rritur nivelin e vetëdijes e të përgjegjshmërisë së cdo efektivi. Ky program i revolucionit teknologjik mundësi e pazëvedësueshme për trasparencë. Mundësinë që çdo ditë të thuhet se policia jonë s’ka dallim me Europën.-tha Rama
 
Kryeminstri tha gjithashtu duke lartësuar punën e bërë deri më tani me policinë se deri më tani ishte beteja me analfabetizmin në polici dhe rregullimin e komunikimit dhe sjelljes së efektivëve me qyetarët në terren
 
“Një nga aspektet që ministri është fokusuar ka qenë beteja me analfabetizmin në komunikim dhe në sjellje të policisë si rezultat i një degradimi të vazhdueshëm të misionit funksionit apo nivelit të dijes. Trashëguam policinë me të paedukuar"-u shpreh kryeministri Rama. 

Fjala e Kryeministrit Rama në prezantimin e kamerave trupore të policisë