Një filmim i kamerave rrugore në Stamboll ka pikasur tre vajzat britanike pranë një stacioni autobusi, drejt rrugës për t’iu bashkuar ISIS në Siri.
Tre adoleshentet Shamima Begum dhe Amira Abase nga 15 vjeç dhe Kadiza Sultana 16-të, fluturuan nga Londra drejt Turqisë më 17 shkurt dhe pamjet në video shfaqin vajzat duke pritur në stacionin Bayrampasa vonë gjatë asaj dite.
Sipas zyrtarëve, besohet se vajzat ndodhen tashmë në Siri pasi janë takuar në kufi me militantët e Shtetit Islamik. Një ditë më pas vajzat janë parë duke u drejtuar në një tjetër stacion të Urfa-s, një qytet pranë kufirit sirian.
Nga aty ato dyshohet se janë kaluar në kufi nga kontrabandistët e njerëzve për t’u bërë më tej pjesë e luftës në Siri. Familjarët e adoleshenteve kanë bërë thirrje të shumta për kthimin e tyre në shtëpi.
(v.gj/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com