KAMEZ - Dy persona janë plagosur në lagjen "Skënderbej" të Kamzës mesditën e sotme si pasojë e shpërthimit të një bombule gazi. Një grua dhe një i ri janë dërguar në spital jashtë rrezikut për jetën.

Zjarrfikëset kanë shkuar me shpejtësi në vendngjarje sëbashku me policinë, që po heton shkaqet e shpërthimit dhe zbardhjen e ngjarjes. Bombola ishte mbushur në një pikë të palicensuar gazi.

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)