Kamëz, digjet banesa 2-katëshe
dyshohet zjarrëvënie e qëllimshme

Kamëz, digjet banesa 2-katëshe<br />dyshohet zjarrëvënie e qëllimshme
TIRANE - Një banesë është shkrumbuar nga flakët orët e para të mëngjezit në rrugën “Liria” në Kamëz por fatmirësisht nuk ka patur dëmtime në njerëz.

Zjarri ka qenë me përmasa të mëdha ndërsa dy autozjarrëfikse kanë mundur të vënë në kontroll flakët brenda 30 minutash.
 
Fakti që banesa ishte e ndërtuar prej druri ka bërë që flakët të përhapeshin me shpejtësi nga kati i parë, e deri në çatinë e banesë.

Uniformat blu të komisariatit 5 kanë ndërhyrë në kohë duke evakuar 3 familjet që banonin aty, si dhe 3 banesa të tjera ngjitur. Gjithashtu është stakuar energjia elektrike për të shmangur çdo pasojë të mundshme.
banese e djegur
(Në foto banesa e djegur në Kamëz)

Rreth orës 09:06 minuta zjarri është arritur të vihet nën kontroll nga 3 zjarrfikëset që ndodheshin në vendin e ngjarjes.

Paraprakisht dyshohet se flakët janë shkaktuar nga shpërthimi i një bombule gazi, por nuk përjashtohet pista e një zjarrvënieje të qëllimshme.

Lajmi do te perditesohet ne vazhdim

(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali me mbetjet toksike, sipas jush e kujt është përgjegjësia?



×

Lajmi i fundit

Këto janë katër shenjat më pa fat të Shtatorit!

Këto janë katër shenjat më pa fat të Shtatorit!