TIRANE - Një atentat me armë zjarri ndaj një 50 vjeçari ka tronditur mëngjesin e sotëm kryeqytetin. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:00 pranë shkollës “Ibrahim Rugova në Kamëz, ku viktima Qerim Skaci është qëlluar me dy plumba pistolete, një në kokë dhe një në trup, nga një person rreth të 30-ave, identiteti i të cilit nuk dihet ende.

Mësohet se autori ka qëlluar me armë zjarri pistoletë dy herë në drejtim të viktimës në momentin që ky i fundit sapo kishte dalë nga banesa dhe ishte me djalin e tij 6 vjeç për ta dërguar në kopësht.

Sipas dëshmitarëve në vendngjarje, atentatori i është afruar viktimës, kur ky i fundit kishte hyrë në dyqan për të blerë ashtu si çdo mëngjes një kroasant, që ia jepte të birit me vete. Në këtë moment autori i është afruar nga pas duke e pyetur nëse është ai Qerim Skaci, për t’u siguruar për personin që do të ekzekutonte duke hedhur kështu dyshimet se mund të jetë një vrasje me pagesë. 

Ky ka qenë edhe bashkëbisedimi i vetëm ndërmjet autorit dhe viktimës, ku pas të shtënave atentatori është larguar nga vendi i ngjarjes, duke u fshehur përmes komplekseve të pallateve.

qerim skaci
(Në foto: Viktima Qerim Skaci 50 vjeç)

vrasja e qerim skacit
(Në foto: Vendi nga ku ndodhi vrasja në Kamëz)​

Autori kishte bashkëpunëtor, e priste me makinë
Burime nga policia e Tiranës bëjnë të ditur gjithashtu se autori 30 vjeçar nuk ka qenë i vetëm, por se në momentin e largimit nga vendi i krimit ai është pritur nga një person tjetër me një automjet tip Benz me targa italiane., ku së bashku me të janë larguar.

50 vjeçari Qerim Skaci, fillimisht ka mbetur i plagosur rëndë, por pavarësisht dërgimit të tij me urgjencë në spital, ai sërish nuk ka arritur t’i mbijetojë plagëve të marra, duke ndërruar jetë.

Policia e mbërritur në vendin e ngjarjes, ka shoqëruar në komisariat 12 dëshmitarë për t’i marrë në pyetje, si dhe janë ngritur një sërë postblloqesh në kryeqytet me qëllim ndalimin dhe arrestimin e atentatorit. A1Report ka fiksuar momentet e shoqërimit të disa prej dëshmitarëve oklularë të ndodhur në zonë, ku nga deponimet e tyre mësohet të jetë ndërtuar dhe identikiti i autorit, një i ri i veshur me xhinse dhe një xhup por i pa maskuar.

Skena e krimit është fiksuar nga fëmija 4 vjeç por pas traumës së pësuar ende ai nuk është marrë në pyetje por është vendosur nën kujdesin e shërbimit të psikologes.

Policia: Viktima me precedentë penalë për vjedhje, i dënuar më 2001
Nga verifikimet paraprake të policisë, viktima Qerim Skaci, babai i tre fëmijëve, rezulton të jetë i dënuar në vitin 2001 nga Gjykata e Kukësit për veprën penale të vjedhjes më dhunë por pas tre vitesh me një amnisti ai ka mundur të dalë pa e përfunduar të gjithë dënimin.

Megjithatë Skaci mësohet se ka qenë në Greqi për rreth 3 vite ku edhe atje dyshohet të ketë qenë pjesë e bandave të cilët kryesisht merreshin me vjedhjen e argjendarive

vrasja me logo
(Në foto: Vendi nga ku ndodhi vrasja në Kamëz)​ Foto të tjera

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)