Kamëz/ Nxënësja kthehet në ‘hajdute’! Shoqet e klasës i zbuluan lidhjen me djalin nga Laçi, e kërcënonin me 5-6 mijë lekë të mos i nxirrnin videon intime

Kamëz/ Nxënësja kthehet në ‘hajdute’! Shoqet e klasës i zbuluan lidhjen me djalin nga Laçi, e kërcënonin me 5-6 mijë lekë të mos i nxirrnin videon intime

Foto ilustruese

Një nxënëse në një shkollë në Kamëz është gjobitur nga shoqet e saj deri aty sa është shtyrë që të kthehet një hajdute. Ka arritur deri aty problematika, saqë ajo në një rast vodhi çantën e mësueses mbasi nuk po siguronte para për të mbuluar kërkesat e shoqeve të klasës të cilat kishin mësuar sekretin e saj, atë të një historie që vajza pati me një të ri.

Ngjarja e rëndë, është raportuar në policinë e Kamzës nga prindërit e një vajze nën moshë, të cilës kushërira e saj i prezantoi një djalë.

Në takimin e parë siç tregon nxënësja e shkollës nëntëvjeçare ajo doli për kafe me kushërirën dhe një shoqe. I riu iu prezantua asaj si një 16-vjeçar që ndiqte shkollën. Fëmija u takua me 16-vjeçarin me inicialet O.O disa ditë me radhë, pasi ai shfaqej me një automjet tip Audi. Në një nga këto ditë ajo doli vetëm për vetëm me djalin.

‘Ai kreu marrëdhënie me mua dhe në fillim kundërshtova, pasi ishte pak më i madh se unë në moshë. Ndërsa herët e tjera kryem marrëdhënie edhe me dëshirën time”, deklaron e mitura në polici.

Burimet policore bëjnë me dije se fëmija i ndërpreu kontaktet me 16-vjeçarin befasisht. Kanë qenë shoqet e saj që e kanë vënë në dijeni se O.O ishte larguar jashtë Shqipërisë. Por pas kësaj ndarjeje, vajza i thotë policisë së Kamzës se nisën problemet reale.

“Më dolën para dy shoqet dhe më thanë se dispononin një video timen intime, ku thoshin se shfaqesha duke kryer marrëdhënie me O. Megjithëse isha e bindur se nuk e kishte filmuar aktin u tremba se shtuan që do ta bënin virale në internet këtë çështje. Dy shoqet e mia të cilat gjithashtu kanë të dashur dhe familja e tyre nuk e di, më kërkuan para që mos ta shpërndanin çështjen. Nisën me 50 deri në 60 mijë lekë secila”, dëshmon e mitura në polici.

Sipas këtij kallëzimi rezulton se dy të miturat gjobëvënësve, kanë përfituar shuma të herëpashershme nga nxënësja që si fillim grabiti prindërit.

“Ne nuk kemi kushte të mira, prindërit mezi na ushqejnë. Jam munduar që më pas të vjedh tek dyqani i ushqimeve në lagje, në një rast më pa shitësja dhe nuk munda dot t’i bëj paratë. Ato më frikësonin dhe kërkonin paratë dhe në rastin tjetër kur erdhi D. më tha se i duheshin shpejt 50 mijë lekë të vjetra, ndryshe do nxirrte sekretin. Duke u ndjerë e terrorizuar shkova në njërën nga klasat, pashë çantën e mësueses dhe mora kuletën”, tregon e mitura.

Dhe sikur të mos mjaftonte kjo, sekreti i fëmijës ka dalë. Një tjetër nxënëse e një tjetër shkolle i është afruar fëmijës në orën e fiskulturës.

Siç thotë policia ajo i tha: “Videon e kam unë, t’i shfaqesh duke bërë seks dhe do ua tregoj të gjithëve. Dua 70 mijë lekë e urdhëroi edhe E.SH”.

Serish fëmija ka hedhur sytë nga çantat e mësuesve, njëra prej të cilave e kapi në flagrancë.

“Sapo më pa, fillova të qaj dhe mësuesja më pyeti a kisha ndonjë hall dhe se do më ndihmonte dhe do mi jepte paratë. I tregova të vërtetën dhe ajo telefonoj prindërit. Më tha se do më ndihmonte”, tregon vajza.

Kur policia nisi marrjen në pyetje të nxënësve, këqyri gjithashtu edhe rrjetet sociale si “Snapchat”, përmes të cilit ajo caktonte takimet me 16-vjeçarin. Sipas saj sekreti i doli nga shoqja e ngushtë.

“Ajo ishte në kafen e parë midis meje dhe kushërirës dhe aty e mori vesh. I tregoja çdo gjë dhe ajo ishte e para që më kërkoi para”, akuzon fëmija.

Shoqet e të miturës kanë mohuar kategorikisht të kenë vendosur gjobë.

“Nuk kam asnjë dijeni që shoqja ime ka lidhje me ndonjë djalë. Nuk kam të dashur. Bisedat për djemtë që ajo bën e ka fjalën për shokët e mi të klasës. Në asnjë rast nuk e kam shantazhuar dhe nuk disponoj video të tillë në telefonin tim”, justifikohet shoqja e ngushtë që është nën moshë dhe që për këtë arsye ajo dhe të tjerat shpëtuan nga arrestimi.

Policia thotë sakaq se ka nisur hetim në mungesë për 16-vjeçarin për marrëdhënie seksuale me të mitura. Ai përshkruhet se është nga zona e Laçit dhe se është zhvendosur jashtë Shqipërisë, së bashku me familjen./ GazetaSi/

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Anonim: 25/06/2022 11:04

    FATKEQESI E MADHE CFSR PO DEGJOJM NJE SHOQERI PERVERSE ME DJEM E VAJZA KU VJEDHJA ,DROGA , PROSTITUCIONI JAN NE PLAN TE PAR , U TERBUAN ME TELEFONA , EDUKATA PERTOK, FAMILJA ESHT BAZA , SHIKOJE KONTROLLOJE FEMIJEN SE TE GENJEN E PRISH SHOQERIA E KEQE, SOT PAK KAN FAMILJET QE I MBAJN FEMIJET NEN KONTROLL , DHE NENA TE PUNOJ SHUM ME VAJZEN SE ESHT HALL I MADH , BABAI ME DJALIN , JETOJM GJOJA NE KOHEN E MODERNIZIMIT POR PO KETOJM NE KOHEN E PROSTITUCIONIT , TE KEQEN E KOHES SE ENVERIT NUK DI SI KAN GOJ E SHAJN ,ISHIN FEMIJET TE EDUKUAR ,ME KULTUR, SHKOLLA ISHTE NDRYSHE ME KERKES LLOGARIE SOT ASGJE AS PSIKOLOG AS POLICI, MUNDESISHT POLICET I NGACMOJN VET, NJE POLICI INDIFERENTE DHE E KORRUPTUAR , NJE SHOQERI E KALBUR, NJERXIT NUK DUAN NJERI TJETRIN VETEM KU TE YE BEJN KEQ.

    Përgjigju
  • Shkodran: 25/06/2022 05:48

    Produkt i shoqërisë dhe sjelljes kolektive shqiptare! Reflekton atë çka percepton dhe mëson përditë, vjedhjen, grabitjen dhe prostitucionin dhe nga ana tjetër një polici dhe psikolog shkollë që nuk janë të aftë që të zbulojnë rastin paçka se u ka ardhur përditë në oborr me Audi...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?