KAMEZ- Një sherr mes disa të rinjve më Kamëz ka rezultuar me pasoja për njërin prej tyre. Një 20-vjeçar është plagosur me thikë nga bashkëmoshatërët e tij. I riu është dërguar me urgjencë në spitalin e Traumës në kryeqytet, ndërsa mësohet se fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia e Tiranës e mbërritur në vendngjarje ka ndaluar një të dyshuar për ngjarjen e ndodhur në Kamzë mes të rinjve.

I riu është shoqëruar në komisariatin numër 5 në kryeqytet, ndërsa po punohet për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në ngjarje.

Ende nuk dihen detajet e ngjarjes, ndërsa blutë e kryeqytetit po punojnë për shkaqet e sherrit mes të rinjve, që shkaktoi edhe plagosjen me thikë të njërit prej tyre.
 
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)