TIRANE - Kryetari i PS-së sot paradite ishte në Kamëz ku zhvilloi këndin e fjalës me banorët të cilët u kërkoi votën, duke akuzuar Berishën se mashtroi me legalizimet dhe përdor thikën ndarëse me të ardhurit në Tiranë.
    
"Berisha thotë legalizime. Ku i keni legalizimet? Letra keni plot se ju ka dhënë ato shaban tapitë sa herë ka fushata pro nuk keni dokumentin se jeni pronar, as nuk ka ndërmend tua japë njeri. “- u tha Rama banorëve të Kamzës.

Rama u bëri thirrje banorëve të lënë mënjanë ndasitë veriu jugu dhe të votojnë për interesin e familjes së tyre, ndërsa shtoi se Berisha gënjen kur thotë se “Rama i ka quajtur shpellarë të ardhurit nga veriu në Tiranë.  

"Ti thoni ik se nuk je për këtë punë. Akoma sot diskutojmë ujin e pijshëm. Dhe 20 vjet diskutojnë do sjellim ujin, sikur po vjen nga hëna uji e nuk është këtu. Ujë s’ka e me dy gishta lart. Bukë s’ka e me dy gishta lart, çfarë është kjo histori! Ne duhet ti japim fund kësaj historie. Unë nuk ju premtoj asnjë mrekulli, nuk ju them më jepni votën se për katër vjet do ta bëjmë institutin e Kamzës, Zvicër, këtë jua thotë Saliu, me antiplumb. Uleni këtu dhe ju thotë përralla. Ju them thjesht lërini këto historitë jo jemi nga veriu, jo nga jugu, bëhuni me familjen tuaj dhe interesin e komunitetit tuaj dhe votën cojeni për të marrë në punë njerëz, e jo për të mbajtur në punë Saliun që ju la pa punë ju.
Saliu nuk e përdor votën tuaj për t’iu ndihmuar, por për të futur ‘thikën e ndasisë’, duke shpikur se unë kam thënë shpellar. Ai nuk ju do. Janë të gjitha gënjeshtra. Mirë ju, por fëmijët tuaj çfarë faji kanë që jeni në këtë gjendje. Kjo është pyetja që kam unë për ata që janë prindër dhe votojnë qorrazi, për Saliun, dhe PD një parti familjare që punon ditë e natë për vete. Që përdori fëmijët tuaj dhe i nxori analfabete funksionalë, siç thotë Banka Botërore jo unë”- tha Rama.
 
Duke shprehur shqetësimin për situatën e rendit, Rama tha “vriten komisarët si të ishin mushkonja e nuk mban përgjegjësi njeri”. Duke iu referuar arsimit, Rama nënvizoi se pas skemave piramidale, liberalizmi i Universiteteve ishte pabesia e dytë e madhe që qeveria i bëri shqiptarëve.
Ai premtoi se në programi i PS-së në qendër të vëmendjes do të jetë akreditimi i universiteteve si dhe investimi në arsimin profesional.

(sg/shqiptarja.com)