KAMËZ – Një shpërthim me lëndë plasëse pas mesnatës rreth orës 01:00, u regjistrua në rrugën “Arjan Sala”. Shënjestër ishte vila e deputetit të PD-së, Xhelal Mziu, në murin rrethues së të cilës u vendos një sasi lënde plasëse. 

Vila 2 katëshe ku banon deputeti i Sali Berishës, është e rrethuar me mur dhe kangjella, territor brenda të cilin ndodhen edhe disa vila të vëllezërve e familjarëve të tij. Zhurma e fuqishme e shpërthimit, është regjistruar edhe në disa pamje me audio të një kamere sigurie në një distancë të largët nga blloku i vilave të familjes Mziu.

Vala goditëse e shpërthimit dëmtoi një prej dritareve të vilës, xhami i së cilës u plasarit. Për fat të mirë, as Mziu e bashkëshortja e tij dhe as familjarët e tjerë në banesa, nuk u lënduan.

Shpërthimi la pas një krater në beton dhe shtrembëroi kangjellat rrethuese të vilës së deputetit dhe ish-kryetarit të bashkisë së Kamzës. Autori ishte i vetëm, i veshur me të zeza dhe i maskuar, erdhi dhe iku me biçikletë pasi la lëndën plasëse. Në vijim, ekspertët pritet të përcaktojnë sasinë e lëndës shpërthyese.

Ciflat e betonit dhe pllakave dëmtuan në pjesën e përparme të xhamit 2 makina të parkuara në rrugë, në anën tjetër. Deputeti demokrat, i pyetur nga hetuesit për të dyshuar apo pistë të mundshme, deklaroi se nuk i dinte autorët apo motivin e sulmit, pasi sipas tij, nuk ka konflikte me njeri.

“Rreth orës 00:55, dyshohet se në rrugën “Arjan Sala”, në murin rrethues të banesës së shtetasit Xh. M., është vendosur një sasi e dyshuar lënde plasëse. Si pasojë e shpërthimit janë shkaktuar vetëm dëme  materiale. Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit, si dhe për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.”, njofton policia.

Në vilën e Mziut janë të instaluara disa kamera sigurie, por burime nga policia i thanë Report Tv se nuk u përftuan pamje pasi prej disa ditësh ishin jashtë funksionit. Për këtë, hetuesit synojnë gjurmimin e autorit përmes hapjes së kamerave të tjera të sigurisë që mund të ndodhen në distancë.

Sakaq, theksojmë se Mziu doli deputet nga 11 maji pasi ishte pjesë e listës së sigurt në qarkun Dibër. Gjatë fushatës, ai u përfshi në një incident, ku një zyrtar në Bulqizë e denoncoi në polici për dhunë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 09:22
Shpërthimi me tritol në banesën e Xhelal Mziut, hapen kamerat e sigurisë, autori i vetëm i veshur me të zeza dhe me biçikletë

1758263260_shtepiaexhelalmziut.jpg

Gazetari Sokol Dema raporton se autori i dyshuar për vënien e tritolit pranë murit rrethues të banesës së deputetit të PD-së Xhelal Mziu, ka qenë një person i vetëm. Pas vëzhgimit të kamerave të sigurisë në zonë, dallohet autori që ka lëvizur me biçikletë dhe i veshur me rroba të zeza.

Ora 08:24
Shpërthimi me lëndë plasëse në murin e banesës së Xhelal Mziut në Kamëz, e dëmtuar edhe një makinë e parkuar (VIDEO)

 

Këto janë pamjet nga banesa e deputetit të PD-së, Xhelal Mziu, në murin rrethues së të cilës u vendos një sasi lënde plasëse. Nga shpërthimi pati dëme të vogla materiale, ndërsa siç shihet nga pamjet e siguruara nga Report TV, e dëmtuar ka mbetur edhe një makinë e parkuar aty pranë. Xhami i makinës është i krisur nga shpërthimi.

1758263407_tritoliixhelalmziut.jpg

Foto: Makina e dëmtuar 
Xh.D/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Niku: 19/09/2025 13:39

    E ka sajuar vet,,, Vila e ndertuar me leket e bashkise kamez

    Përgjigju
  • Labi: 19/09/2025 13:08

    O ç vile paska Zhelaliiii ooooo...do harrohet dasma e Zhelefineeees

    Përgjigju
  • KASAPI DERRAVE REXHEP BULE LEKA [ KEPI ]: 19/09/2025 12:45

    O zot çfar bēhet nē Albanistanin e Evropēs, xhilal mutziu me vilēn prallore. Ktē vil se ka njė Doktor Profesor amerikan por e ka IDJOT xhilal mutziu. O e mjera Shqipēri ça po i punoin kēti kodosh populli. Po ku i gjeti mutziu lekēt ku ? ? ? ? Po mir ja u bojn kur jeni budallenj e si merni zvar kta zvaranik.

    Përgjigju
  • Llesh pill ndoj: 19/09/2025 12:19

    Muhabete malokesh gjell qensh, nese doni te shikoni kulturen dhe besen e veriorve, jetoni nje jave ne kamez

    Përgjigju
  • anna: 19/09/2025 11:48

    Kam 37 vite qe punoj me burrin pa pushim dhe na duhet akoma nje vit qe te kemi kredine e shlyer per nje shtepi 100 meter katrore. Kurse ky zotnia gjithe kete shtepi e oborr me qa e beri

    Përgjigju
  • dori: 19/09/2025 10:27

    O shqipëkar ju që e votoni këtë derr maloku,ju o mjeranë a e shikoni se çfar vile ka ky shpellari me çfar lekësh e ka bërë me rrogën e shtetit,shikoni o gomerë kë votoni.

    Përgjigju
  • Astrit Patozi: 19/09/2025 09:07

    E ka vendosur vet ky legeni

    Përgjigju
  • ardi: 19/09/2025 08:55

    Gjithe kjo vile valle me leket e rroges si deputet e beri tere kete vile miliona euro?!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës: 3 Dhjetor, 08:56

    Çfarë mendoni për lëvizjen e Salianjit brenda PD?