Isis ka marrë përsipër autorsinë e një sulmi kamikaz tek impianti I gazit në periferinë veriore të Bagdadit që ka shkaktuar vdekjen e të paktën 12 personave dhe plagosjen e 21 të tjerëve.
Orët e para të ditës, një makinë e mbushur me lëndë plasëse shpërtheu në hyrjen e kompleksit në Taxhi, çfarë i lejoi kalimin një automjeti të dytë.
Në të ndodheshin 6 terroristë që mbanin në trup breza me eksplozivë. Ata hynë në impiant, ku dhe u përleshën me forcat e sigurisë. Shkëmbimi i zjarrit raportohet të ketë zgjatur për më shumë se një orë.

Sulmi është vazhdimi i një serie atentatesh të marra përsipër nga Isis që në një javë kanë shkaktuar rreth 100 të vdekur.
Përpara se forcat policore irakiane ta vinin gjëndjen nën kontroll, sulmuesit i kishin vënë zjarrin 3 depozitave të gazit.
Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com