Kamikazi në Gjermani, besnik
i ISIS dhe përgatitës bombash

Kamikazi në Gjermani, besnik<br />i ISIS dhe përgatitës bombash
Kamikazi i cili u hodh në erë në Ansbach të Gjermanisë është 27 vjeçari Mohammed Delel. Shteti islamik përmes agjencisë së lajmeve Amaq mori përsipër përgjegjësinë e sulmit ku mbetën të plagosur të pakten 12 persona duke u shprehur se ishte një operacion kundër shteteve që luftojnë kalifatin.

Hetimet tregojnë se 27-vjeçari ishte betuar për besnikëri ndaj Shtetit Islamik. Në celularin e tij u gjetën të dhëna të cilat dëshmojne se ai ishte i dhënë pas ISIS dhe ku kërcënonte për atentate në emër të islamit dhe se do të sulmonte si hakmarrje ndaj gjermanëve pasi ata mund të shkatërrojnë islamin. Ndërsa bëhet me dije se është arrestuar një tjetër person i dyshuar si bashkëpunëtor.
 
Ministri i brendshëm i Bavarisë Herman bëri me dije se gjatë kontrollit në qendrën e refugjatëve ku i riu jetonte u gjetën materiale të ndryshme të nevojshme për ndërtimin e një bombe. Dhe sipas hetimeve bomba me të cilën ai u hodh në ere ishte artizanale dhe ndërtuar prej tij. Refugjati ne momentin e shperthimit kishte me vete shume qindarka ndërsa në telefonin e tij u gjetën shumë biseda të cilat ende po hetohen. 27 vjeçari kishte 6 profile në rrjetin social facebook 3 prej të cilave ishin me identitet të rremë.

Delel për herë të parë kishte shkuar në Gjermani në 3 korrik të vitit 2014. Ai vinte nga Aleppo ndërsa në trup kishe plagë lufte. Nuk dihet nëse kishte qënë pjesë e ndonjë formacioni ushtarak por sipas policisë ai dinte si të vetëvritej. Ndërsa siç u tha edhe më parë ai ishte shtruar në një qendër për probleme psikologjike dhe kish patur probleme edhe me lëndet narkotike.

Berlini zyrtar nuk ka përjashtuar edhe mundesinë që 27-vjeçari të ketë qenë i lidhur me shtetin islamik.
Ndërkohë Ministri i Brendshëm gjerman Manziere pas sulmeve të fundit njoftoi se janë rritur forcat e sigurisë në aeroporte dhe stacionet e transportit publik.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com
 

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Humbi jetën pasi ra nga shtylla e tensionit në Patos, reagojnë Sindikatat për punëtorin egjiptian: Përgjegjësit të dalin para drejtësisë

Humbi jetën pasi ra nga shtylla e tensionit në Patos, reagojnë Sindikatat për punëtorin egjiptian: Përgjegjësit të dalin para drejtësisë