Dëshmitari okular i ngjarjeve, Pater Kamiljo Libardi shkruan: “Gjatë ikjes masive u plaçkitën mbi 3000 kokë bagëti që kishin me vete. Kush mund të përshkruaj ulërimat e grave, të fëmijëve, konfuzionin e bagëtive. Një pjesë e burrave u kacavarën nëpër gur, nëpër shkëmbinj, për t’u ngjitur në maj.
Të tjerë u fshehën nëpër strehët natyrore të malit, të tjerë preferuan të vdisnin duke u hedhur poshtë në greminë, siç bëri Prekë Sokol, djali Sokol Balës nga Shala. Pjesa e madhe e bagëtive u bënë copë duke rënë në greminë. Fëmijët e vegjël djem apo vajza qofshin, po t’i gjenin të fshehur, pa u bërë syri tërr i qëllonin me pushkë për t’i trembur ose i hidhnin mbi gur.
Kush kishte hundën përpjetë nga këta fëmijë, ia ulnin hundën. Shtinin me pushkë pranë fytyrës së tyre. Shumë nëna detyroheshin që t’i fshihnin fëmijët e tyre nëpër të çarat e shkëmbinjve poshtë ujëvarave. 17 fëmijë u vranë dhe gjeten vdekjen nga këta baballarë shqiptarë të pa shpirt që kishin ardhur për të vënë rregull, 14 gra dhe fëmije u arrestuar si pjesëtarë të familjeve rrebeve kryengritës” (AQSH,F1.52.D.65.FL25)
DOKUMENTI
Dy shaljanë në litar
“Republika e Shqypnisë
Gjykata e posaçme për faje politike
Shkodër
Për njoftimin e shpalljes.
-Ju njoftojmë se gjyqi politik i Shkodrës, me shkresë Nr 429/1 e dat.06.01 1927 të Prokurorisë së atij gjyqi ka vendos dënimin me vdekje të
1-Kolë Markut
2-Mark Kola ngaThethi i Shalës si principial i formimit të bandave të armatosura që panë sulmue e rrezue N/Prefekturën e Dukagjinit në Levizjën e Dukagjinit. Gjithashtu denohen
3-Ndosh Sokoli me 101 vjet.
4-Vat Smajl Vata 20 vjet
5-Lulash Gjelosh Uka 5 vjet
6-Gjelosh Saderi 5 vjet”
/Shqiptarja.com