24 orë pas thirrjes së Ramës, Vuçiç lejon kamionët me mallra nga Kosova

24 orë pas thirrjes së Ramës, Vuçiç lejon kamionët me mallra nga Kosova

Edi Rama

TIRANE-Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në faqen e tij në Twitter shkruan se kamionët me mallra nga Kosova të cilët ishin bllokuar në kufirin serb, tashmë nuk kanë asnjë problematikë, pasi janë lejuar që të kalojnë. Edi Rama ka falënderuar presidentin Aleksandar Vuçiç, i cili iu përgjigj thirrjes së tij për të mos i penguar këto kamionë.

Lajm i mirë që për kamionët e Kosovës sot nuk ka pengesë! Jo vetëm lajm i mirë po edhe një gjest për t’u përshëndetur, si shprehje e vullnetit që së bashku ta fitojmë këtë luftë dhe të dalim të gjithë më të mirë e më të fortë prej saj . #Solidarity #Cooperation #WB6”, shkruan Rama.

Pas bllokimit të kamionëve në kufirin mes Kosovës dhe Serbisë, dje Edi Rama iu drejtua me një mesazh presidentit serb duke i kërkuar që të ngrejë traun. "Le ta bëjmë rajonin tonë shembull të solidaritetit, të luftojmë së bashku kundër këtij armiku të padukshëm që nuk njeh kufij" shkruan Rama dje, ndërsa sot reagoi Vuçiç duke lejuar kamionët.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • O Edi Rama: 01/04/2020 23:59

    Ta hengsha zenren

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave