Dy persona humbën jetën në një aksidentItali, teksa njëri prej tyre ishte shqiptar.  

Viktima është Agron Bakaj 48 vjeç. Ai ishte duke drejtuar një kamion kur u përplas nga një tjetër 'kokë më kokë' në aksin rrugor Ascoli-Mare.

Si pasojë e goditjes fatale shqiptari humbi jetën në vend, ndërsa shoferi i dytë nga Italia rrugës për në spital. Shqiptari 48-vjeç jetonte prej disa vitesh në Itali.