Një kamion në Vorë është përfshirë nga flakët për shkak të një defekti teknik të pësuar mesditën e sotme. Gjatë zjarrit, mjeti ka qenë brenda një servisi makinash në Vorë.
Për pasojë pjesa e përparme e kamionit, është përfshirë nga flakët, duke shkaktuar dëme materiale. Fatmirësisht nuk raportohen dëme në njerëz.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për përcaktimin e rrethanave të ngjarjes.
Komento