Kamioni përfshihet nga flakët në Bypass-in e Fierit! Shikoni videon

Një kamion është përfshirë nga flakët në Bypass- in e Fierit pranë Spitalit “ Memorial”.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:00.

Në vendngjarje kanë mbërritur dy mjete zjarrfikëse për të mundësuar shuarjen e flakëve.

Dyshohet se shkak i zjarrit ka qenë një defekt teknik.

Sipas informacioneve paraprake kamioni ka marrë flakë teksa ishte në ecje.

 Raportohet se shoferi ka dalë nga automjeti sapo ka konstatuar zjarrin.

"Rreth orës 15:00, në aksin rrugor "Fier-Vlorë", ka marrë flakë në lëvizje e sipër dhe është djegur automjeti tip kamion me drejtues shtetas E. H., dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale" informoi sot policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.

 

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë