BURREL- Një aksident u shënua mëngjesin e kësaj të marteje në aksin rrugor Burrel - Klos. Një mjet i tonazhit të rëndë u përplas me një autoveturë në fshatin Zall-shoshaj duke shkaktuar disa të lënduar dhe një trafik deri në 3 kilometra.
Makinat është dashur të rrijnë dy orë në pritje deri sa në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat e rendit të komisariatit të Matit. Kjo nuk është hera e parë që në këtë zonë ndodhin aksidente pasi tre ura në rrugën nacionale janë me një sens lëvizjeje.
Mungesa e sinjalistikës së nevojshme shkakton aksidente sidomos për ata që nuk e njohin rrugën. Pak kohë më parë në këtë urë përpak sa nuk u shkaktua një tragjedi ku një mjet doli nga rruga për tju shmangur përplasjes duke përfunduar në humnerë.