Njëri krah i aksit rrugor në Qafën e Llogarasë u bë i kalueshëm, pasi u bllokua mëngjesin e 29 majit për shkak të dëmtimit të një automjeti të tonazhit të rëndë.
Për gati tre orë aksi Orikum- LLogara u bllokua duke krijuar një radhë të gjatë automjetes, në prej më shumë se 2 km rrugë.
Ne zonë mbërritën edhe forcat e policisë së Vlorës për të bërë të mundur lehtësimin e qarkullimit.
Policia bëri me dije se dyshohet që kamioni ka rrëshqitur në kthesë dhe si pasojë e spostimit të tij u bllokua rruga.
Qytetarë, por edhe turistë që mbetën të bllokuar pranuan se pritën prej disa orësh në trafik për normalizimin e situatës së krijuar. Një turist shprehet se ai ishte nisur për të shkuar në Vlorë, teksa ngeli në trafik për shkak të bllokimit të rrugës.
“Kam më shumë se 30 minuta në trafik. Destinacion ishte Vlora. Kjo është hera e parë që unë kam ardhur në Shqipëri”, tha ai.
Ndërsa, një qytetarë tregon se vinte nga Himara kur u bllokua në trafik.
“Kemi dy orë që jemi duke pritur, e kemi lënë makinë më lart dhe erdhën këtu për të parë se çfarë është duke ndodhur. Vijmë nga Himara dhe tani jemi të detyruar të presim”, tha një pushues shqiptar.
Qafa e Llogarasë mbetet problematike, ndërsa edhe herë të tjera mjete të tonazhit të rëndë janë bllokuar disa herë në këtë aks rrugor.
S.B/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Janar, 09:30
A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?
-
Po
42.9%
-
Jo
50.7%
-
Nuk e di
6.4%
Vota total: 4411
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Vlorë/ E moshuara rrezikoi mbytjen në det, e shpëton çifti i turistëve ukrainas! Dërgohet me urgjencë drejt spitalit në gjendje të rëndë (VIDEO)
28 Janar, 12:12
-
Zona sigurie në aeroporte, Balluku merr lejet e ndërtimit në mbi 2100 km2 territor duke përfshirë Tiranën! Surprizohen institucionet e tjera, AAC superfuqi
28 Janar, 09:34
-
Atentatet në Janar, gazetarja: Makina për vrasjen e Kristian Markut sllovene, 2 kosovarë ia kishin shitur Erald Cenajt! Vështirë të gjenden prova për zhdukjen e Ervis Martinajt
27 Janar, 19:29
-
Moti i keq në Vlorë, ndalohet lundrimi i anijeve të vogla lundruese dhe atyre të peshkimit për 2 ditë
27 Janar, 18:20
-
Vlora strehoi qindra hebrenj, Spahiu: Një pjesë e historisë së qytetit lidhet me këtë komunitet! Së shpejti do ndërtohet muzeu
27 Janar, 15:57
-
Vlorë/ Goditet grupi i shpërndarësve të drogës në lokale, 2 të arrestuar! Sekuestrohen 100 doza dhe shuma lekësh (VIDEO)
27 Janar, 12:39
-
Favorizoi vjehrrin, ILD i kërkon KLP-së 2 masa disiplinore për Kledian Llahon: Largim nga detyra si kreu i Prokurorisë së Sarandës dhe ulje page!
27 Janar, 11:48
-
Vlorë/ Atentati në Orikum, shpallen në kërkim 2 kushërinjtë e dyshuar për plagosjen e Sildi Velajt! Njëri qëlloi dhe tjetri ndihmoi (EMRAT)
27 Janar, 10:12
-
Vlorë/ Plagosje me armë zjarri pas një konflikti të çastit në Orikum! I riu në gjendje të rëndë te Trauma, autori në kërkim (EMRAT+VIDEO)
26 Janar, 19:28
-
Tufat e deleve po pakësohen në lumin e Vlorës! Jeta e vështirë e blegtorëve: S’kemi mbështetje, më shtrenjtë uji se qumështi
26 Janar, 16:31
-
Dyshohet se ngacmoi seksualisht një të mitur, arrestohet 71 vjeçari në Sarandë
26 Janar, 15:00
-
Shisnin kokainë dhe kanabis në qytetin e Vlorës, 2 të arrestuar
26 Janar, 12:50
cdo me thene kjo qe ne trafik kane ngrecur dhe turiste???? po pse ne qe jemi per pune andej jemi dele dhe mire te na behet hajde gazetari hajde
Përgjigju