Kamioni ushtarak përplaset me
dyqanin, humb jetën drejtuesi

KRUJE - Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Krujë ku një kamion ushtarak, pjesë e një autokollone ushtarake që transportonin fishekë në drejtim të tuneleve të Nuajës, është perplasur me një lokal krah rrugës dhe për pasojë ka humbur jetën drejtuesi i automjetit si dhe është plagosur një kalimtar i rastit.

Aksidenti ka ndodhur në rrugën Krujë-QafëShtamë, pranë lagjes ‘Abazë’, rreth orës 7 e 30 min të ditës së sotme, ku automjeti ushtarak ka humbur kontrollin, ndërsa përplasja ka qenë e fuqishme duke shkatërruar lokalin ndërsa kamioni është shpërbërë duke u tjetërsuar krejtësisht.

Mësohet se viktima është drejtuesi i kamionit Petrit Bruci 38 vjeç, i cili ka gjetur vdekjen e menjëhershme, si dhe ka mbetur i plagosur në vend një kalimtar i rastit Saba Lika 50 vjeç nga Kruja i cili është dërguar me urgjencë në spitalin e Krujës ku i është dhënë ndihma e parë e pastaj është dërguar në Spitalin Ushtarak në Tiranë.
 
Gijthashtu bëhet e ditur se në lokal në momentin e aksidentit kanë qenë dhe 2 fëmijë të moshës 9 dhe 10 vjecc por fatmirësisht kanë mundur të largohen në drejtim të pjesës së pasme të lokalit.

Ndërkaq po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes si dhe shkaqeve të aksidentit. 

makina ushtarake
(Në foto: Makina ushtarake pas përplasjes me dyqanin në Krujë) Foto të tjera

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 27 Janar, 09:30

    A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?



×

Lajmi i fundit

Më të mirët e 2024-ës në futbollin shqiptar, Ermir Rashica fiton çmimin 'Talenti i Vitit' për djem

Më të mirët e 2024-ës në futbollin shqiptar, Ermir Rashica fiton çmimin 'Talenti i Vitit' për djem