Kamp në Shqipëri për emigrantët nga Britania? Debat të 'Siguria', zv. ministri: Nuk ndodh! Marrëveshja që firmosim s'ka lidhje! Opozita: Mos bëhet për të përfituar fondet?

Në Komisionin e Sigurisë është duke u shqyrtuar sot projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut, për ripranimin e personave".

Për këtë marrëveshje është bërë debat i madh pasi në mediat britanike është shkruar këto kohë se Mbretëria e Bashkuar dhe Shqipëria do të bëjnë  një marrëveshje që në vendin tonë të ngrihet një kamp refugjatësh për të gjithë ata që janë të paligjshëm atje.

Lidhur me këtë lajm është bërë debat i ashpër edhe në mbledhjen e Komisionit të Sigurisë, pasi deputetët e opozitës kanë kërkuar sqarim nëse bëhet fjalë për të njëjtën marrëveshje.

Zv. ministri i Brendshëm, Andi Mahila, u shpreh se kjo marrëveshje është mbështetur në të njëtën marrëveshje komunitare që Republika e Shqipërisë ka nënshkruar me Bashkimin Evropian. Pra, të tillë marrëveshje ka me të gjithë vendet e BE-së. Sa i përket me Mbretërinë e Bashkuar kjo nuk është një marrëveshje e re, është rinovim i asaj të bërë në vitin 2003. Sipas tij edhe kjo marrëveshje ka një procedurë verifikimi dhe në bazë të kësaj kryhen edhe eskortimet.

Deputetët e opozitës, Ferdinand Xhaferraj dhe Enkelejd Alibeaj, u shpreh se opozita është dhe do të jetë pro ccdo marrëveshje ndërkombëtare por kërkuan sqarim.

Xhaferraj: Kjo marrëveshje ka prodhuar një debat në mediat britanike që po negociohet për të ngritur një kamp refugjatësh. Problematika e kësaj marrëveshje është për fakti që Shqipëria do të presë njerëz nga vende të treta.

Zv. ministri: Ajo që doli në mediat britanike i është kthyer përgjigje shteruese. Lidhjet që bëhen nuk janë të qenësishme. Kjo marrëveshje nuk ka fare lidhje me atë që shkruhet në mediat britanike. Është identike me atë që kemi me vendet e tjera të BE-së.  Nuk ka asnjë lloj mundësie që Shqipëria të kthehet në një vend grumbullimi të një numri masiv emigrantësh. E para një herë kjo marrëveshje ka në thelb shtetesat shqiptarë, vetëm një pjesë është për shtetasit e vendeve të treta. Që ne të pranojmë një shtetas të vendeve të treta duhet që ky shtetas ose është nisur nga Shqipëria, ose ka pasur një leje qëndrimi nga Shqipëria. Pra ky shtetas ka pasur lidhje dhe ka vajtur në Mbretërinë e Bashkua nga Shqipëria. Atëherë merret në shqyrtim nga Shqipëria. Pra, nuk bëhet fjalë për të marrë pa kaluar në procedurën e verifikimit. Dhe vetëm atëherë mundet të kthehet në Shqipëria. Ndërsa pjesa e tranzitit mund të ndodhë që shtetasit që janë atje duan të kthehen në vendet e tyre, Shqipëria merr përsipër vetëm për të krijuar lehtësitë për tranzitin. Çdo gjë tjetër është në dorë të vendit iniciues. Dhe në rastin konkret nuk bëhet asgjë nëse vendi i origjinës nga është nisur nuk ka deklaruar se e pranon.

Xhaferraj: A krijohet mundësia që në këtë vend të vijnë shtetas të vendeve të treta apo ato pa shtetësi?

Zv. ministri: Jo nuk ka

Alibeaj: Mediat britanike kanë shkruar se ministrja atje ka deklaruar se do të ketë një marrëveshje me Shqipërinë për të grumbulluar këto emigrantë të paligjshëm, jo vetëm shqiptarë por edhe të palëve të treta. A bëhet fjalë për të njëjtën marrëveshje që ministrja e Brendshme ka folur, kjo marrëveshje që ne po diskutojmë sot?

Zv. ministri: Për këtë pyetjen tuaj është dhënë sqarim shterues nga kryeministri, ministrja e Jashtme, ambasadorja. Nuk ka asnjë marrëveshje për këtë. Kjo marrëveshje nuk ka fare lidhje me atë lajm që ka dalë në mediat angleze.

Alibeaj: Kush e ka iniciuar lidhjen e kësaj marrëveshje, britanikët apo ne? Këtu bëhet fjalë për shtetas që s'kanë të bëjnë fare me shtetasit as të vendeve tona fqinje. Kjo marrëveshje i dedikohet më së shumti shtetasve jo shqiptarë. Ka një tekst të plotë edhe mbi çështjen e tranzitimit. Po them unë diçka të pavërtetë? A mos ndoshta është duke u bërë ndonjë biznes në territorin shqiptar për të depozituar refugjatë të deportuar nga Mbretëria e Bashkuar me qëllim për të përfituar të gjitha fondet e dhëna nga Mbretëria e Bashkuar? Bëhet fjalë për 100 mijë paund për emigrant.

Zv. Ministri: Bashkëpunimi me Mbretërinë e Bashkuar, sidomos në çështjet e punëve të brendshme është shumë e mirë. Edhe kjo marrëveshje është në këtë drejtim. Në këtë periudhë kemi edhe elementin që Britania e Madhe ka dalë nga Bashkimi Europian. Të rejat e kësaj marrëveshje janë disa. E para është protokolli i zbatimit, gjithçka është e përcaktuar mirë se kush, si dhe kur do të bëhet gjithçka. Nëse janë apo s'janë në marrëveshje ato që ju thatë, nëse keni përpara faktin këtu nuk vlen fare fjala 'gënjeshtër'. Është detyrim i Republikës së Shqipërisë që të jetë pjesë dhe të parashikojë në mënyrë ligjore procedurat që kryhen me shtetasit e saj por edhe për shtetasit e palëve të treta.

Alibeaj: 'Po na i shkarkoni emigrantët që mbërrijnë në Britani emigrantë të paligjshëm sepse logjika është e thjeshtë. Pse pranojmë ne që t'i bien në Shqipëri? Kjo është arsyeja reale se pse ne po e lidhim këtë marrëveshje? Sepse nëse është kështu qëndron i vërtetë lajmi që kanë bërë mediat Britanike. Është gjetur Shqipëria si vend 'depozitë' e të gjithë qytetarëve të palëve të treta, shteteve të tjera, t'i depozitojnë këtu dhe të kthehet ky vend në një vend që depoziton edhe një sasi tjetër refugjatësh. Kjo pastaj përgënjeshtron çfarë tha ministri, çfarë tha kryeministri, ambasadori jonë atje.

Zv.ministri: Kjo marrëveshje nuk nënkupton, nuk aludon të pranojë një gjë të tillë, kjo marrëveshje rregullon, bazuar në standardet ndërkombëtare, marrëdhënien e Shqipërisë me Britaninë  e Bashkuar dhe Irlandën e Veriut, sa i përket shtetasve që qëndrojnë në mënyrë të paligjshme në Britani të Madhe apo që i ka mbaruar leje qëndrimi. Kjo marrëveshje detajon që vendi ynë të jetë i sigurt që të mos ketë të tilla aludime që bëhen, nuk merr përsipër të sjellë shtetasit e vendeve të treta në Shqipëri

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:19
"Ça të keqe ka me ardh leku te ne", deputeti socialist Stërkaj pro kampit të refugjatëve në Shqipëri

Teksa debati në Komisionin e Sigurisë Kombëtare vazhdon për atë që kanë shkruar mediat britanike për një kamp refugjatësh në Shqipëri, një prej deputetëve të pranishëm shprehet se është dakord.

Deputeti socialist Paulin Sterkaj në Komisionin mbështeti marrëveshjen me Britaninë e Madhe për strehimin e emigrantëve nga vendet e treta në këmbim të 100 mijë paundëve për person.

“Vjen një person me 100 mijë paund. Kosto minimumit jetik në Shqipëri është 500 paund. Kemi kohë me e mbajt 20 vite në Shqipëri pa asnjë lloj problemi. Ju e dini se çfarë njerëzish kemi në Britaninë e Madhe. Shqiptarët që jetojnë në Angli nuk i ka luajtur kush. Ka dhe me dy emra. Kjo marrëveshje nuk na shqetëson hiç. Na hap mundësinë me komunikuar edhe Britaninë e Madhe që ka dalë nga BE. Siguria kombëtare cenohet kur nuk ke mundësi financiare me i mbajtur. I kam takuar. Ai mund të jetë edhe shqiptar dhe bën me u duk një fije si kaçurrel dhe të zi. Nga kjo ju nuk duhet me u mërzit. Unë shpesh herë kam dalë kundra qeverisë. Kjo marrëveshje nuk i bën asgjë të keqe vendit tonë. Vetëm se na rrit mundësinë me qenë pak më human. Bëhuni më të hapur. Ju e dini mirë çfarë ndodhi me NATO-n. Ju thoni kemi liberalizuar vizat. Unë thërras që ne nga kjo marrëveshje nuk na vjen asgjë e keqe. Ju thoni se po vijnë ata dhe po bëjnë një kamp në Shqipëri dhe po fiton lekë ai. Po me ardhur leku në Shqipëri çfarë të keqe ka?", tha Sterkaj.

B.K./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 23/11/2021 03:19

    Hajde Paulin Sterkaj hajde, per te bukuren logjike qe ben!!Me qiri te kane gjetur dhe te kane bere deputet?!Dashke t'i mbash me minimumin jetik.Nuk i degjon afganet qe jane nje nga popujt me te varfer dhe prape s'duan te qendrojne ne Shqiperi,por preferojne Britanine,Gjermanine,SH,B.A?Kush do qe te jetoje me minimumin jetik,as shqipot,as fatkeqet qe jane te detyruar te marrin rruget e botes?!Ndoshta provoje vete hiq dore nga paga e deputetit dhe nga te gjitha shperblimet dhe djetat qe vijne me te dhe provo jeto ne minimumin jetik qe kerkon t'ua imponosh te tjereve.Pyka si ju, sic cilesoheshin ne nje film shqiptar, deputetet e kohes nga aktori qe interpretonte Fan Nolin(uroj qe te kene perdorur me te vertete ne skenar fjalet e te madhit Noli),na futen ne Organizaten e Vendeve Islamike dhe e mbushen vendin me pensione greke,pashaporta bullgare e varreza te ushtareve greke,vetem per ca aspra te qelbura me shume ,qe t'ju bejne vrima nga pesha xhepave tuaj dhe te kolegeve tyaj qe ndani te njejtat mendime.Njerez qe shiteni rrugeve jeni ju,ja cfare jeni!

    Përgjigju
  • Remi: 22/11/2021 14:50

    Jam dakort me Z. Sterkaj! Kaq jane mundesit e ketij vendi per te prodhuar dhe per te shitur, trajtimi i emigranteve ilegal me financim nga nje pale e trete do te rriste te ardhurat e vendit. Opozita nuk do se ka frike se rritet autoriteti i qeverise. Eshte e njejta logjike si demontimi i armeve Siriane, kur e moren italianet, ather u kujtua qeveria te reflektonte per gabimin?!

    Përgjigju
  • Walter: 22/11/2021 14:33

    Hahahaha

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja