Kampi veror në Jalë, FRESSH
kundër LSI: Nuk e organizoni ju

Kampi veror në Jalë, FRESSH<br />kundër LSI: Nuk e organizoni ju
Pas prishjes së koalicionit qeverisës PS-LSI, FRESSH dhe LRI janë ‘përplasur’ për kampin veror në Jalë.
 
Sot Luan Rama në një deklaratë për mediat u shpreh se “Do të vijojmë edhe këtë vit me kampingun e Jalës, një veprimtari e kthyer në një institucion të formimit politik, dhe të krijimit të shkollës dhe debatit mes të rinjve, çka është edhe një prej vlerave më thelbësore të LSI”.
 
Por FRESSH përmes një deklarate thotë se kampingu këtë vit nuk organizohet nga LRI, por nga të rinjtë e Internacionales Socialiste.
 
FRESSH i kërkon kryesisë së LSI- të distancohet nga deklaratat e fundit dhe mënyra e politikëbërjes dhe të lejojë të rinjtë e LRI që të marrin pjesë.
 
Festivali dhe aktivitetet do të organizohen nga datat 14-21 korrik dhe do të mirëpresin 400 të rinj nga e gjithë bota.

Deklarata e plotë e FRESSH
FRESSH dhe organizatorët e Internacionales Socialiste të të Rinjve shprehin keqardhje për mënyrën se si strukturat e LSI-së po keqinformojnë dhe manipulojnë opinionin publik, në lidhje me kampin që organizon Internacionalja Socialiste e të Rinjve (IUSY) në Jalë.
 
Në bazë të marrëveshjes së përbashkët që FRESSH dhe LRI kanë nënshkruar me Internacionalen e të Rinjve Socialistë (IUSY), festivali dhe aktivitetet e tij organizohen dhe mbështeten në mënyrë të barabartë nga dy forumet, të cilat nga datat 14-21 korrik do të mirëpresin 400 të rinj nga e gjithë bota. Këtë fakt e konfirmojnë me prezencën e tyre këtu presidenti i Internacionales Socialiste të të Rinjve (IUSY),  z.Hoëard Lee si dhe Sekretari i Pergjithshëm  z. Alessandro Pirisi.
 
Gjejmë rastin të falenderojmë të rinjtë e LRI-së për përkushtimin dhe bashkëpunimin e deritanishëm në mbarëvajtjen e këtij festivali me rëndësi për Shqipërinë dhe të rinjtë shqiptarë.
 
Të rinjtë e FRESSH dhe LRI-së janë bashkë në këtë aktivitet për të treguar vlerat më të mira të shqiptarëve, ndaj edhe një herë i lutemi kryesisë së LSI-së të distancohet nga këto mënyra të politikëbërjes dhe t'i lejojë të rinjtë të jenë pjesë dhe model i një të ardhmeje më të mirë për Shqipërinë dhe shqiptarët.

 
FRESSH
Letra e Internacionales Socialiste të të Rinjve

dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Zjarri në Finiq, vatrat aktive pranë fshatrave Shijan dhe Mavropull

Zjarri në Finiq, vatrat aktive pranë fshatrave Shijan dhe Mavropull