TIRANE - Si çdo verë, edhe kësaj here kampingu i ngritur në Jalë nga të rinjtë e Lëvizjes Rinore për integrim është përfshirë në vazhdim të fushatës zgjedhore. Pas atyre parlamentare, ku LSI doli shumë mirë, të rinjtë kanë zhvilluar ‘zgjedhje të reja’ brenda llojit të vetë. Katër parti, ajo e Kaltra, e Bardha, e Verdha dhe ajo Portokalli po garojnë për të mbledhur sa më shumë like në rrjetin social Facebook si dhe sa më shumë nga të rinjtë në kamping duke bërë një punë të madhe në terren. Me slogan edhe më një program të përcaktuar ata kanë filluar fushatën që prej 18 gushtit.
850 kampistët, të rinjtë e LSI-së do të votojnë për programin e partisë më të mirë që do të qeverisë kampin. E veçanta qëndron se, edhe pse ata mund ti përkasin një partie do të votojnë për partinë tjetër nësë ajo vërtetë ofron një platformë të mire për kampingun. Risia e këtij aktiviteti është socializimi i të rinjve që vinë nga e gjithë Shqipëria. Po ashtu promovimi i të rinjëve është një tjetër element i kësaj fushate, pasi ata do të shpalosin ide, hapin tema diskutimi, zhvillojnë debate, çka sjell arritje dhe progres. Që ditën e parë që kanë shkuar në kamp (18 gusht)të rinjtë e Lëvizjes Rinore për Integrim janë ndarë sipas partive respektive.
Kanë zgjedhur kryetarin si dhe kanë zhvilluar zgjedhjet për strukturën drejtuese. Fillojnë fushatën duke hedhur dhe vepruar çdo ditë me ide të reja për reformimin e kapmit si dhe menaxhimin e tij. Në mbremjen e djeshme janë zhvilluar edhe zgjedhjet për partinë që kanë platformën më të mirë. Numërimi i votave do të bëhet pas mesnate nga një komision i posaçëm. Monika Kryemadhi së bashku me bashkëshortin e saj Ilir Meta kanë qëndruar së bashku me të rinjtë për çështjen e organizmit të kësaj fushate.
Duket se brenda një oraganizimi siç është ajo e LRI-së gjërat funksionojnë mire, pasi gjithmon pasojnë nga debate që sjellin progresin e të rinjve drejt politikës së ardhshme. Në rrjetin social Facebook nga një vëzhgim i shpejtë bie në sy edhe anagazhimet që ata kanë marrë. Partia Portokalli është partia më e ‘nxehtë’. Në profilin e saj jepen foto paksa erotike për mesazhin që duan të trasmetojnë, edhe pse ajo fton kampistët të heqin komplekset.
PARTIA PORTOKALLI
Partia Portokalli me kryetar Emi Kurti ka marrë nga vizitorët e saj 1,535 like në faqen e saj zyrtare. “Qëroje ta shijosh dhe votoje ta fitosh” ky është slogan i përdorur nga Partia Portokalli, që kërkon të mbledhë votat e kampistave në Plazhin e Jalës. Një tjetër shprehje të tërheq vëmendje në këtë faqe, kur kërkohet që të rinjtë të heqin dorë nga komplekset. Janë pikërisht një palë recipeta që mbajnë portokalle(e shoqëruar me foto) edhe ja se kush është shprehja e përdorur për të dhënë mesazhin të rinjve në kamping: “Partia jonë ju fton që të hiqni çdo kompleksim, të nderoni rininë dhe të përqafoni Portokallinë”. Të rinjtë e kësaj partie kanë shfaqur një humor. Brenda kësaj partie kanë plasur edhe propzimet, njëra prej tyre është postuar në këtë faqe zyrtare të Portokallisë. Deputeti Vangjel Tavo ka qenë një vëzhgues i mirë i kësaj faqeje, fotos së të dashuruave i ka shtuar edhe një like.
PARTIA E BARDHË
Pastrim, Argëtim, Siguri, Investim, Organizim, Novacion, dhe në fund PASION sipas gërmave nistore. Ky është program që ofron Partia e Bardhë për kampistët. Deri tani kjo është faqja me frekuentuar nga të rinjtë. Deri ditën e djeshme ajo ka marrë 1600 like, si faqja me e vizituar. Shance ka që edhe mund të fitoj. Duket se këtë parti e mbështet edhe Sekretari i Marrëdhënieve me Publikun, Ardit Çela. Puna e tyre e përditshme është pastrimi i zonës ku jetojnë, rregullimi i krevatëve, grumbullimi i plehrave.
Por sigurisht që ofrojnë edhe argëtim duke përgatitur terrene sportive. Si për siguri por dhe ai një investim kanë shtuar gabinën e ndihmës së shpejtë. Gjithashtu ata morën iniciativën për të karikuar gjithë telefonat e pushuesve të kapmit, ku vendosën persona përgjegjës dhe të sigurt për këtë punë. Partia e Bardhe ka ‘ofruar’ për të rinjtë edhe një trajnim nga Ambasadorja e Republikes Çeke, Branislava Tomassova. Partia e Bardhë është mbështetur edhe nga deputetja Monika Kryemadhi. Të gjitha këto komente nga ne kanë ardhur pasi kemi parë fotot në faqet zyrtare të partive. Partia e Kaltër dhe ajo e Verdha nuk kanë hapur faqe në rrjetin social “Facebook”.

(Në foto: Monika Kryemadhime antarëtt e partisë së Bardhë)

(Në foto: Partia e Bardhë)

(Në foto: Partia e Bardhë merr përsipër të karikojë telefonat e kampit)

(Në foto: Partia e Portokali nxjerr sloganin "Mos kiturp, kapi dhe merri")
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 24.08.2013
Redaskia Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com