Kampionati Ballkanik i Karatesë mbahet për herë të parë në Tiranë, Shqipëria siguron 4 medalje

Kampionati Ballkanik i Karatesë mbahet për herë të parë në Tiranë, Shqipëria siguron 4 medalje

Për herë të parë në Tiranë është zhvilluar Kampionati Ballkanik i Karatesë për të rritur dhe veteranë. Kampionati u mbajt në sallën olimpike “Feti Borova”, ndërsa Shqipëria siguroi tre medalje.

Mbi 360 sportistë zbritën në Tiranë, të cilët përfaqësojnë jo vetëm Shqipërinë e Kosovën, por dhe Serbinë, Maqedoninë e Veriut, Bosnje-Hercegovinë, Greqinë, Turqinë, Kroacinë, Bullgarinë apo edhe Rumaninë.

“Ju falënderoj të gjithëve dhe uroj që ky kampionat të përcjellë paqe dhe çdo gjë të bukur që përfaqëson”, tha Petrit Baba, President i Federatës së Karatesë.

“Unë jam shumë i mrekulluar me organizimin e Shqipërisë dhe të Tiranës. Një nivel i lartë organizimi dhe mikpritje e mendoj se të gjithë u ndjenë të lumtur në Tiranë. Me këtë që shoh nuk do të jetë e largët dita që Shqipëria të bëjë dhe aktivitete më të mëdha. Dhe besoj se e meriton”, tha Davor Çipek, President i Federatës Ballkanike të Karatesë.

Shqipëria e mbylli këtë aktivitet me 4 medalje. Xhino Toli me medalje të bronztë, Orges Arifi me medalje të argjendtë. Ndërkohë në kategroinë e veteranëve fituan Lirim Dedej me medalje të artë dhe Danil Agolli të argjendtë. 

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Musk konfirmon funksionalizimin e Starlink-ut në Kosovë - çfarë do të thotë kjo?

Musk konfirmon funksionalizimin e Starlink-ut në Kosovë - çfarë do të thotë kjo?