Lojtarë nga 30 shtete dhe vende të ndryshme marrin pjesë në Kampionatin Botëror të lojës Fjalë-Formuese në Middleton, Wisconsin në një garë që zgjat 5 ditë. Më shumë se 100 persona morën pjesë në kërë garë, bashkë me kampionin aktual Niger Richard nga Zelanda e Re.

Ky është viti i katërt i organizimit të turneut nga Organizata Ndërkombëtare e Lojrave. Në përfundim të kampionatit, u publikua online dhe një fjalor me 5,000 fjalë të reja që editorët e tij mendojnë se do të ndihmojë që loja 66 vjeçare të vazhdojë të luhet dhe të jetë sa më koherente.

Megjithatë disa nga lojtarët më të vjetër dhe të apasionuar të lojës fjalë-formuese shprehen se përfshirja e fjalëve si “bromance” apo “selfie” është një “lëvizje vrastare” për ta, pasi shumica e lojtarëve janë më të rinj dhe kanë më tepër mundësi për të ditur shumë fjalë të tilla.

Fjalori u përshtat duke i shtuar 30 faqe me fjalë të reja, 10 vite pas modifikimit të fundit të bërë në të.

Redaksia Online
(Suada B. / Shqiptarja.com)