ELBASAN- Pas disa vitesh mungesë, Shqipëria mirëpret Kampionatin Ballkanik të Pingpongut. Edicioni i 33-të po zhvillohet ne qytetin e Elbasanit, me pjesëmarrjen e 13 skuadrave nga vendet e rajonit.

Në sallën e garave mbizotëron një atmosferë konkuruese, ku sportistë, trajnerë dhe federatat janë mbledhur për të ndjekur një nga ngjarjet më të rëndësishme sportive.

Ky është edicioni i parë në histori që zhvillohet me 13 skuadra pjesëmarrëse, ndërsa në Elbasan kanë mbërritur rreth 150 sportistë dhe zyrtarë.

Shqipëria paraqitet me delegacionin më të madh të kampionatit, me 22 sportistë.

Garat qe sapo kane nisur do të vijojnë deri me 28 qershor kur pritet te shpallen kampionët e rinj të Ballkanit në pingpong.