Kampionati i 8 Europian i precizionit, Shqipëria merr të drejtën e organizimit

Kampionati i 8 Europian i precizionit, Shqipëria merr të drejtën e organizimit

Foto ilustruese

Shqipëria siguron të drejtën e organizimit të Kampionatit të 8 Europian të fluturimeve me precizion më 4-13 tetor 2024 në Gjirokastër. Lajm ka ardhur nga Portugalia, në mbledhjen e komisionit të CIVL. I deleguar nga Shqipëria ka qenë presidenti i Federates Shqiptare të Aeronautikës, Renis Tërshana, me vendin tonë që ka siguruar një  arritje të madhe në këtë disiplinë.

Kërkesa e Shqipërisë për organizimin e Europianit të 8 në precizion u pranua pasi më herët vendi ynë ka qenë organizator në 2017 i Botërorit të 9 në këtë disiplinë, i mbajtur në Vlorë në 2017.

Garat do të zhvillohen në aeroportin e qytetit të Gjirokastrës me sistem ngritës. Pjesëmarrës në këtë event pritet të jenë rreth 120 pilotë.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Wall Street Journal: Pse Shqipëria duhet të jetë destinacioni i radhës për udhëtarët e zgjuar

Wall Street Journal: Pse Shqipëria duhet të jetë destinacioni i radhës për udhëtarët e zgjuar