Napoli arrin fitoren e tretë radhazi dhe vijon të kryesojë Serinë A në Itali. Skuadra e Sarrit në ndeshjen e parë të vitit në kampionat mundi Veronën 2-0 duke u ngjitur në kuotën e 51 pikëve dhe harron eliminimin nga Kupa e Italisë.
/Shqiptarja.com
Ndeshja e javës së 20-të në “San Paolo” u zhbllokua vetëm në pjesën e dytë me Koulibaly që shënon golin e parë. Ishte minuta e 66-të dhe mbrojtësi devijon me kokë në portë topin e ardhur nga një goditje këndi.
Ndërsa 12 minuta nga fundi është spanjolli Callejon që shënon edhe golin e dytë dhe mbyll llogaritë duke i siguruar napolitanëve një tjetër trepikësh dhe qëndrimin në vend të parë. Ndërkaq ka fituar edhe Milani që falë një goli të kapiteni Leonardo Bonucci mundi në “San Siro” Crotonen minimalisht 1-0.Poker golash bëri Lazio që mundi 5-2 Spal.
d.b/shqiptarja.com












