Kampionati mbarëkombëtar i MMA-së, sfida emocionuese dhe me rivalitet të ashpër në 'Feti Borova' (VIDEO)

Në pallatin e sportit ‘Feti Borova’ Federata Shqiptare e MMA-së ka zhvilluar kampionatin mbarëkombëtar të këtij sporti ku ranë në sy pjesmarrja e shumë ekipeve dhe grupmoshave të ndryshme, duke filluar nga fëmijët e vegjël e deri tek të rriturit.

Shumë e dyluftuar mbi të tjerat ishte kategoria 65 kilogramë, mes sportistëve Kristi Zeka dhe Kristi Tanushi, me këtë të fundit që fitoi me një diferencë vetëm me 2 pikë.

Kristi Tanushi: “Kam 6 ndeshje dhe shpresoj të shkoj sa më lart.”

Kristi Zeka: “Ishte e vështirë por jam mësuar në këtë sport. Kundërshtari ishte më i miri dhe pak isha i lodhur nga rruga.”

Me performancën më të mirë në oktagon ishte ekipi i Pogradecit, ku përveç meshkujve kishte fitues edhe në kategorinë e femrave. Griselda Torollari ishte fituesja e medaljes në kategorinë 47 kilogramë.

Griselda Torollari: “Është ndeshja ime e parë dhe emocionet bëjnë të vetat. Pasi fitova isha shume e lumtur.”

Me mjaft emocion rezultoi edhe sfida e 17-vjeçarëve, e cila ishte nga të paktat që zgjati me tre raunde. Një garë e ashpër mes sportistëve, që e konfirmoi edhe rezultati, pasi pas çdo raundi pati ndryshime. Në fund fitues rezultoi me pikë Krios Hyseni, i cili ishte tepër i lumtur.

Krios Hyseni: “Kisha përballë një kundërshtar me mjaft eksperiencë, por përgatitja dhe zemra bëjnë këtë që jam këtu.”

Me nokaut teknik në peshat e rënda fitues u shpall sportisti nga Shkodra Ergi Arrtunda.

Ergi Arrtunda: “U mundova me dhënë më të mirën time, ashtu siç më ka mësuar professor Elioni dhe këtë fitore ia dedikoi atij. Gjithçka që ai ka dhënë për mua, oraret e shumta, oraret e vona, oraret ekstra që më ka dedikuar.”

Ndërkohë presidenti i federatës së MMA-së, Arjan Rizai, pas përfundimit të aktivitetit deklaroi:

Arjan Rizai: “Në fokusin kryesor kemi patur sportistët e rinj, por edhe ata që janë në rrugë e sipër. Qëllimi është t’i hapim derën, t’i hapim rrugën atyre të cilët dëshirojnë të meren me këtë sport. Ta bëjmë sa më masiv, sa më popullor që ky sport të jetë si të gjithë sportet e tjera.”

Ne.k./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Lezhë, shtëpia muze e ‘Mlikjave’ rrezikon që të shembet

Lezhë, shtëpia muze e ‘Mlikjave’ rrezikon që të shembet