Kampionati, Superiorja +3 në UEFA
Dervishi: Partizani fitore ndaj Kukësit

Kampionati, Superiorja +3 në UEFA<br />Dervishi: Partizani fitore ndaj Kukësit
“Skënderbeu është katër pikë përpara. Respekt për të, por Partizani do të rivalizojë deri në sekondën e fundit për titullin kampion. Nuk dorëzohemi. Nuk diskutohet, ndaj Kukësit duhet fitore. Nuk duhet të fshihemi pas retorikave. Suksesin duhet ta arrijmë me lojë të mirë, me ritëm të lartë gare, na duhen tre pikët”.

Kështu shprehet drejtori i Partizanit, Dervishi për ndeshjen e radhës dhe ecurinë në kampionat, ndërsa zhgënjimin në Kupë e fsheh me faktin, se rezultati nuk reflektoi lojën ndaj Laçit. Dervishi thumbon edhe Skënderbeun.

“Unë nuk e kuptova pse ndeshja Skënderbeu- Tërbuni duhej të luhej në “Qemal Stafa”, kur rregullorja e ka 100 km larg fushës pritëse”. Pak ditë para ndeshjes derbi me Tiranën, Dervishi apelon për qetësi duke marrë shkas nga ngjarjet në finalen e U-19.

“Rivaliteti nuk duhet të shkojë deri atje, sikurse ndodhi në finale e Kupës së Shqipërisë për U-19, ku kalamajtë tanë u sulmuan nga pseudo tifozë. Kur tifozët tanë ishin duke parë ndeshjen, ata u sulmuan befasisht”.

Ndërsa Kategoria Superiore ka marrë edhe një lajm të mirë, pasi ngjitet me tre pozicione, duke lënë pas Maqedoninë dhe Irlandën. Aktualisht, Shqipëria mban vendin e 39-të, ndërsa një sezon më parë renditej e 42.


d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Kategoria e Parë/ Përcaktohet kalendari i kampionatit nga java e 8-të deri në javën e 12-të

Kategoria e Parë/ Përcaktohet kalendari i kampionatit nga java e 8-të deri në javën e 12-të