Kampionati/ Tirana pa lider
në fushë përballë Skënderbeut

Kampionati/ Tirana pa lider<br />në fushë përballë Skënderbeut
TIRANË - Sot do të zhvillohen 3 ndeshje në Superiore, ndërsa nesër 2 të fundit për të mbyllur javën. Dy sfidat e para zhvillohen në orën 14:00, Teuta pret Tërbunin, ndërsa Laçi ekipin e Bylisit. Durrsakët dhe Laçi synojnë pikët e plota për të shpresuar për zonën e Europës edhe pse do të jetë shumë e vështirë këtë edicion, ndërsa Tërbuni me Bylisin do të tentojnë që të mos dalin pa pikë për të qëndruar deri në fund në garë për një vend në Superiore, pasi rrezikojnë rënien nga Kategoria. Në 17:00 luhet në Vlorë ndeshja e fundit e ditës së diel, aty ku Flamurtari vendas pas euforisë së kualifikimit në Kupën e Shqipërisë do të presë Vllazninë që ka ndryshuar nga faza e parë dhe shkon për pikë në qytetin bregdetar në jug të vendit. Kuqezinjtë e Vlorës duan 3 pikët e plota, ndërsa Cungu i Vllaznisë shprehet se është i kënaqur edhe me një pikë përballë Flamurtarit. Ndeshjet më të forta do të luhen të hënën, pasi do të përballen 4 kryesuesit.

Kampionët e Skënderbeut presin në shtëpi Tiranën me tifozë, pasi shlyen dënimin. E ndërsa në stafin bardhekuq cdo gjë është në rregull, Tiranë do të udhëtojë drejt Korçës pa lider, pasi Elis Bakaj nuk ka mundur që të rikuperohet plotësisht duke humbur sfidën me kohën për të qenë në fushë. Klubi i Tiranës njofton se ‘Bakaj ka ndjere serish dhimbje në kaviljen e dëmtuar duke u detyruar të ndalet. Stafi mjekësor i ka kërkuar të ndalet për të mos përkeqësuar kaviljen. Bakaj do të zhvilloj disa ditë të tjera terapi intensive për të qenë gati për ndeshjen pasardhëse që bardheblutë luajnë përballë Teutës në kryeqytet”. Tirana vjen pas një serie rezultatesh pozitive në kampionat, pavarësisht humbjes dhe eliminimit nga Kupa. Tirana mbanë vendin e 3 me 38 pikë, ndërsa Skënderbeu kryeson me 49.

Ndeshja e fundit do të zhvillohet në kryeqytet mes Partizanit dhe Kukësit. Dy ekipet nuk po kalojnë një moment aspak të mirë, pasi të kuqtë e kanë nisur ters fazën e dytë duke lënë shumë larg formës së ekipit që drejtohej nga Starova, ndërsa verilindorët janë larg objektivit për titullin kampion këtë edicion, por sipas gjasave vështirë do të jetë edhe vendi i dytë. Kukësi do të ishte i kënaqur edhe me një pikë në Tiranë ndaj Partizanit, por të kuqtë nëse do të bënin edhe një tjetër hap fals do të rrezikon shumë, pasi Skënderbeu nëse do të fitojë do të shkëputet akoma në krye, ndërsa vendi i teknikut Agostinelli do të lëkundej shumë. Aktualisht Partizani mban vendin e dytë me 45 pikë, 4 më pak se Skënderbeu, ndërsa Kukësi renditet i 5 me 32 pikë.


Redaksia Online
(E.Ç./shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Liga e Kombeve/ Sylvinho ka në mendje dy skema, Kombëtarja lë sot Tiranën! Trajneri flet nga Praga

Liga e Kombeve/ Sylvinho ka në mendje dy skema, Kombëtarja lë sot Tiranën! Trajneri flet nga Praga