Kampioni në kick boks Kristjan 
Prenga 'Qytetar nderi i Mirditës'

Kampioni në kick boks Kristjan <br />Prenga 'Qytetar nderi i Mirditës'
Kampioni i Evropës në kick boks Kristjan Prenga dhe trajneri i tije Ismail Keta janë nderuar në Mirditë me titullin "Mirënjohje e qytetit". Ky vlerësim ka ardhur nga bashkia e Mirditës si një nderim për sportistët të cilët po e prezantojnë vendin tonë denjësisht edhe në arenën ndërkombëtare.

Kryetari i bashkisë Mirditë Ndrec Deda është i bindur se edhe titulli kampion bote në kick boks do të jetë për ngjyrat kuq e zi dhe Kristjan Prengen.
 
Ndërsa ka pranuar emocionet që të përcjell një vlerësim i tillë, për trajnerin Ismail Keta të rinjtë duhet të jenë pjesë e sportit pasi do te ishte zgjidhja më e mirë për ta.
 
Prania në sallën e mbushur me qytetarë të Mirditës ka qenë më emocionuese se vetë sfida në të cilën u shpall kampion Evrope. Ky është përjetimi i sportistit 26-vjecarit Prenga ndërsa nderohej me titullin "Mirënjohje e qytetit" të Mirditës me motivacionin e ndermit të ngjyrave kuq e zi dhe si promovues i suksesshëm i Mirditës dhe Shqipërisë, në arenën ndërkombëtare.
 
Redaksia Online
Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Kategoria e Parë/ Përcaktohet kalendari i kampionatit nga java e 8-të deri në javën e 12-të

Kategoria e Parë/ Përcaktohet kalendari i kampionatit nga java e 8-të deri në javën e 12-të