Prej disa muajsh Ministria e Arsimit dhe Sportit në kuadër të promovimit të vlerave të sportit shqiptar dhe të nxitjes së të rinjve për tu marrë sa më shumë me sport, inicioi nismën “Kampioni në Shkollën Time”.
Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi zgjodhi nxënësit e shkollës 9-vjeçare “Ramazan Subashi” në Marikaj, për të biseduar rreth rrugëtimit të saj drejt suksesit të njërës prej volejbollisteve më të talentuara shqiptare, një kampione speciale dhe një model frymëzimi për të rinjtë dhe të rejat, Amarilda Prenga, si një formë frymëzimi për brezin e ri.
Në fjalën e saj Ministrja Kushi theksoi se për të arritur suksesin, nuk mjafton talenti, por duhet edhe puna, këmbëngulja dhe sakrifica.
“Nëpërmjet kësaj nisme ne synojmë që ju të dashur nxënës të merreni sa më shumë me sport, sepse sporti është një nga faktorët më të rëndësishëm për një jetë të shëndetshme, të qëndroni larg veseve. Ne synojmë që ju të keni dhe modele kampionët e vërtetë, ata njerëz që i fitojnë sukseset me meritë, me punë, me përpjekje,” – tha ministrja.
Kushi shtoi se yjet nuk e fitojnë suksesin nga rastësia por me punë, disiplinë, sakrificë e këmbëngulje. Ministrja u bëri thirrje të gjithë nxënësve që të përfitojnë sa më shumë nga projekti “Ekipet Sportive” dhe projekti “Futbolli në Shkolla”, i cili lehtëson ndjeshëm barrën financiare të familjeve që deri dje paguanin për t’i përfshirë fëmijët e tyre në klube futbolli apo shoqata të ndryshme. Tani mundësia për tu bërë pjesë e këtyre ekipeve dhe për tu marrë me futboll jepet falas.
“Shpërblejmë të gjithë ata që fitojnë medalje, jo vetëm sportistët elitarë të rritur, por edhe sportistët e rinj. Nëse angazhoheni me sport dhe jeni të talentuar dhe jeni pjesë e federatave sportive, edhe pse jeni të rinj në moshë, nëse arrini të merrni medalje në kampionate të ndryshme ne ju mbështesim moralisht dhe financiarisht”, tha Kushi.
SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
-
T'i mbyllë
80.6%
-
Vendos filtra
16.4%
-
Nuk e di
3%
Vota total: 7447
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Artisti nga Kosova, Eshref Qahili vjen në Durrës me ekspozitën e veçantë ‘Arti bashkëkohor kosovar në kohën e inteligjencës artificiale’
23 Nëntor, 16:54
-
Vrasja e Martinit/ Shoqëria civile deklaratë para shkollës 'Fan Noli': Bojkot mësimit nëse nuk merren masa, të dorëhiqet Manastilriu
23 Nëntor, 10:42
-
Gjendet thika me të cilën u vra Martini, autori e hodhi në tarracën e një godine pranë Gjykatës së Apelit, e pikasi një banor! Mister kush e çoi në spital (VIDEO)
23 Nëntor, 10:09
-
Vrasja e Martinit, zbardhet audioja tronditëse në mbledhjen e prindër te 'Fan Noli': Autori nxori thikën në klasë, mbani përgjegjësi
22 Nëntor, 20:30
-
Moti i keq, rrethi i Krujës pa drita! 6000 banorë mbeten në terr
22 Nëntor, 18:38
-
Moti i keq/ Anulohet për mbrëmjen e sotme lundrimi i trageteve nga Durrësi drejt Barit dhe anasjelltas
22 Nëntor, 13:40
-
Kushërira e Kryemadhit shkon në gjykatë për të mbrojtur të birin, Ardian Kona: Është ‘viktimë’ ka firmosur pa dijeni për 13 mijë metra katrorë tokë në Gjirin e Lalzit
22 Nëntor, 13:13
-
Privatizuan 13 mijë metra katrorë tokë shtet tek Gjiri i Lalzit, 'arrest me burg' ish-kreut të Kadastrës së Durrësit! Ardian Kona i afërm i Monika Kryemadhit
22 Nëntor, 11:35
-
Stuhi në gjithë vendin/ Mijëra banorë pa drita! Anulohen lundrimet Durrës-Bari! Mbyllet spitali i Pukës, uji hyn në pavijone! Dukagjini në izolim (VIDEO)
22 Nëntor, 10:11
-
VIDEOLAJM/ ‘Ik, zhduku’, kush i provokoi nga brenda Ministrisë së Arsimit qytetarët që po protestonin për vrasjen e Martin Canit
21 Nëntor, 16:36
-
Ekstradohet një 62-vjeçar nga Gjermania, akuzohet se kanosi një shtetase për t'i marrë 5000 euro, i ngacmoi seksualisht mbesën
21 Nëntor, 15:29
-
Tentoi të dilte nga Shqipëria me pasaportë bullgare false, arrestohet një turk në Portin e Durrësit
21 Nëntor, 13:29