TIRANË - Kampioni shqiptar i karatesë, Alvin Karaqi mori "Yllin e Mirënjohjes Publike" të akorduar nga kryeministri Edi Rama. Në ceremoninë e zhvilluar këtë të martë, Karaqi meritoi mirënjohjen pasi në qershorin e këtij viti fitoi medaljen e artë në Kampionatin Evropian të Karatesë zhvilluar në Poloni, duke nderuar himnin shqiptar dhe ngritur sipër flamurin kuqezi.
Në finalen e 23 qershorit 2023, Karaqi triumfoi ndaj holandezit Brian Timmermans, me rezultatin 3:2, për të ngritur flamurin kuqezi dhe marrë medaljen e artë.
Në fjalën e tij, kryeministri Rama tha se Karaqi është një shembull që fle dhe zgjohet me idenë sesi të bëjë mjekun e mirë në Zvicër dhe sesi të ngrejë flamurin kuqezi në karate.
"Është një shembull i jashtëzakonshëm për të gjithë, vajzat dhe djemtë e Atdheut tonë. Alvini është një kampion që ka një veçanti të madhe, ndërkohë që ngjitet në majën e sportit të tij, është edhe një shërbëtor i palodhur i shëndetit të njerëzve në Zvicër, ku standartet janë nga më të lartat në botë. Në këtë të dytën nuk ka medalje, por jam i bindur që edhe sikur të kishte, nuk do ishte çudi që Alvini edhe aty të merrte medalje ari. Është një shembull frymëzues për këdo, që në rrugë e pasionit duhet të sakrifikojë, paçka mundit dhe vështirësive. Jeton, merr frymë dhe ushqehet me idenë për t'u ngjitur në majë dhe të jetë fitimtar. Dashuria e tij pasionante për atdheun dhe të jetuarit me flamurin kuqezi, si një lëkurë të dytë, kjo e shënon Alvinin", tha Rama.
Në fjalën e tij, 30-vjeçari s'ka mundur t'i mbajë lotët, teksa ka thënë se dita kur i ofruan mbajtjen e flamurit kuqezi në ceremoninë hapëse të Kampionatit Evropian, u ndje si Gjergj Kastrioti.
"Dita kur mora flamurin për të përfaqësuar Shqipërinë në ceremoninë e hapjes, aty ishte medalje ime. Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti. Faleminderit të gjithëve që më keni ndihmuar, familja, trajneri. Kemi një histori në sport, duket të luftojmë që kjo shqiponjë të jetë krenare. Veç kushteve, duhet edhe ndjenja që i japim njëri-tjetrit. Unë nuk e përjetova medaljen, sepse kur e fitova shkova në punë në spital. Më falni për këto emocione, por uroj që sportistët dhe ata të karatesë ta përjetojnë këtë ndjenjë që po ndjej unë tani", tha Karaqi mes lotësh.
Edi Rama i akordoi "Yllin e Mirënjohjes Publike" kampionit të karatesë, Alvin Karaqi. Në fjalën e tij, Rama nuk i ka kursyer batutat, teksa ka thënë se nuk ishte aty për t'u bërë vjehrri i tij, pasi vajzën e ka të zënë. Kryeministri e vlerësoi ceremoninë, njësoj me vizitën e ndonjë zyrtari të lartë evropian.
"Unë kam pasur fat ta njoh në "Podcastin" tim. Dashuria e tij pasionante për atdheun dhe të jetuarit me flamurin kuqezi, si një lëkurë të dytë, kjo e shënon Alvinin. Ai është djali që çdo prind do donte të kishte dhe dhëndrri që çdo vjehrrë donte ta kishte. Nuk jam këtu për t'u bërë vjehrri i atij, se një vajzë që kemi, e kemi të zënë. Më pëlqen si Alvini flet për prindërit dhe e di sesi e ëma e vuan çdo përplasje në tapet, se mos ndodh diçka. Kampioni më tregoi se fle rreth katër orë, i mbyll sytë duke menduar sesi t'i hapë sa më shpejt për të bërë detyrat e tij, mjekun dhe sportistin kampion. Jam me fat që për shkak të detyrës, jam këtu që t'i shpreh Alvinit dhe familjes së tij gjithë mirënjohjen dhe respektin, si dhe gatishmërinë për të ndihmuar sportistët tanë. Ata janë sot në kushte krejt të reja, falë edhe bashkëpunimit me KOKSH.
Prania jote këtu është po aq e rëndësishme sa ajo e një kryeministri apo zyrtari që na vjen nga jashtë. Je shëmbëlltyra e flamurit tonë kombëtar. Të uroj të jesh i rrethuar nga dashuria dhe respekti i të gjithëve", tha Edi Rama.
Alvin Karaqi, kampioni shqiptar i karatesë mori "Yllin e Mirënjohjes Publike" të akorduar nga kryeministri Edi Rama. Në fjalën e tij, 30-vjeçari s'ka mundur t'i mbajë lotët, teksa ka thënë se dita kur i ofruan mbajtjen e flamurit kuqezi në ceremoninë hapëse të Kampionatit Evropian, u ndje si Gjergj Kastrioti.
"Dita kur mora flamurin për të përfaqësuar Shqipërinë në ceremoninë e hapjes, aty ishte medalje ime. Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti. Faleminderit të gjithëve që më keni ndihmuar, familja, trajneri. Kemi një histori në sport, duket të luftojmë që kjo shqiponjë të jetë krenare. Veç kushteve, duhet edhe ndjenja që i japim njëri-tjetrit. Unë nuk e përjetova medaljen, sepse kur e fitova shkova në punë në spital. Më falni për këto emocione, por uroj që sportistët dhe ata të karatesë ta përjetojnë këtë ndjenjë që po ndjej unë tani", tha Karaqi mes lotësh.
Krenare e gjithe shqiperia per ty
PërgjigjuKrenare per ty Alvin
PërgjigjuMese e merituar medalja
PërgjigjuJu pershendes te dyve njeri kampion karateje njeri kampion i shqioerise
Përgjigjurespekte per kampionat e shqiperise
PërgjigjuMerre çoje tek doganat mundesisht tek antikontrabanda se aty ke derguar te gjithe llumin o llum
PërgjigjuRespekte per kampionin. Medaljet duhet t’i jape presidenti i republikes, sepse ai perfaqeson unitetin kombetar dhe qendron mbi politiken. Kryeministri perfaqeson shumicen parlamentare dhe per rrjedhoje cdo veprim qe ai ben eshte politik. Prandaj ne çdo vend te botes medaljet i jep presidenti.
Përgjigju