Kampionia e botës në peshëngritje
Romela Begaj pozitive me doping

Kampionia e botës në peshëngritje<br />Romela Begaj pozitive me doping<br>
Romela Begaj ka dalë pozitive në testin e dopingut. E shpallur kampione bote një muaj më parë, sportistja ka rezultuar pozitive me doping.

Lajmi ka mbërritur në Federatën Shqiptare të Peshëngritjes që ditën e premte, por ende nuk është bërë zyrtar.

Romela Begaj shkëlqeu në Botërorin e Anahajmit në Kaliforni, duke fituar titullin në shkëputje, ndërsa doli nënkampione në dygarësh. Ky ishte dhe rezultati më i mirë i marrë ndonjëherë nga një peshëngritës kuqezi.

Kjo është hera e dytë që Romela Begaj rezulton pozitive në testin antidoping. Në vitin 2014 asaj iu gjet substanca e ndaluar stanozolol.

l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

VIDEOLAJM/ E rrallë, foka viziton bregdetin e Sarandës

VIDEOLAJM/ E rrallë, foka viziton bregdetin e Sarandës