Kampusi, Kule: Ndërtimet pa
leje te fusha e QS do të prishen

Kampusi, Kule: Ndërtimet pa<br />leje te fusha e QS do të prishen
TIRANE - Ndërtimet që po bëhen te fusha e sportit në Qytetin Studenti do të prishen, kështu është shprehur Rektori i Universiteti të Tiranës, Dhori Kule, për “Shqiptarja.com”. “ Nëse ndërtimet që po bëhen te fusha e sportit në Qytetin Studenti janë pa leje dhe dëmtojnë Kampusin Universitar, do të prishen” u shpreh Kule. Prej gati një muaji përballë Fakuleteit të Ekonomisë, aty ku ndodhet edhe fusha e sportit e Qytetit Studenti është duke u ndërtuar një godinë, e cila deri tani ka shkuar katër kate.

Por pikërisht në fushën e Qytetit Studenti është parashikuar edhe ndërtimi i Kampusit Universitar. Financimi për ndërtimin e këtij kampusi do të bëhët nga buxheti i Qeverisë Shqiptare dhe të ardhurat e Universitetit të Tiranës. Kule gjithashtu ka bërë me dije që në fund të muajit Këshilli Kombëtar i Rregullimit të Territorit, ka dhënë lejen për ngritjen e Kampusit të  Universitetit të Tiranës.  Tashmë me miratimin e lejes së ndërtimit, universiteti do të fillojë hapjen e procedurave të tenderave për kompanitë që do të jenë pjesë e zbatimit të projektit të miratuar.

Fillimisht ndërtimi i kampusit do të bëhet me një pjesë të fondeve nga vetë universiteti. Sipas Dhori Kules, rektorit të këtij institucioni, kampusi do t'i japë përfundimisht zgjidhje problemit me infrastrukturën, ndërkohë që ka theksuar edhe nevojën e bashkëpunimit me qeverinë e re në zbatimin e këtij projekti."Universiteti i Tiranës me këtë leje i jep fund në mënyrën më moderne perëndimore zgjidhjes së problemit të infrastrukturës. Me fillimin e vitit akademik pjesa që merret me problemet financiare në UT do të fillojë procedurën e tenderimit.

Kemi dëshirë që kjo të bëhet me tender ndërkombëtar. Duam që të bëhet një kampus i nivelit, i cilësisë së kampuseve si ato që kemi parë në Europë"- u shpreh Kule. Rektori Kule gjithashtu është ndalur edhe të projektet më të fundit të UT. "Këtë vit ka fituar të drejtën për të qenë bashkëkoordinator i projektit Erasmus Mundus, sëbashku me universitetin e Gracit ku janë 10 universitete Perëndimore dhe 10 të Ballkanit Perëndimor. Është nga rastet unikale që një universitet i vendeve në tranzicion bëhet i barabartë në koordinim me universitetet perëndimore"- u shpreh Dekani.

PRITEN PEMËT TE POLITEKNIKU

Kryeministri Berisha dhe Këshilli Kombëtar i Territorit i Republikës së Shqipërisë japin leje për zgjerimin e Korpusit te Politeknikut në Tiranë pa respektuar mjedisin e gjelbërt dhe duke autorizuar prerjen e pemeve. Ndërtimi për shtesën e Universitetit Politeknik ka nisur prej disa ditësh. Ndërsa prerja e pemëve është e dukshme. Leja për shtesën e Universitetit Politeknik të Tiranës është firmosur nga kryeministri z.Sali Berisha dhe ministri i Arsimit, z.Myqerem Tafaj. Shtesa për Universitetin Politeknik bëhet për arsye se me shtimin e numrit të studentëve, auditorët nuk janë të mjaftueshëm.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 19.07.2013
 
Redaksi Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali me mbetjet toksike, sipas jush e kujt është përgjegjësia?



×

Lajmi i fundit

Rikthehen deputetët, të hënën rinis Parlamenti! Sfidat/ Sesioni i ri me probleme të vjetra, çështja 'Xhaçka’ e para

Rikthehen deputetët, të hënën rinis Parlamenti! Sfidat/ Sesioni i ri me probleme të vjetra, çështja 'Xhaçka’ e para