KAMZE- Arrestohet nga Komisariati nr. 5 në kryeqytet një punonjës i Bashkisë së Kamzës, pasi ka goditur një efektiv në detyrë të po këtij komisariati. Shefqet Baja i cili kishte ndryshuar emrin në dhe e kishte bërë Lorik, njihet si një person problematik në komunitetin e Kamzës.
 
Ngjarja në fjalë ka ndodhur më datë 3 11 2014 në qendër të Kamzës dhe nga ajo ditë Baja qëndronte i fshehur. Gjykata e rrethit gjyqësor Tiranë kishte caktuar masën e sigurisë, “Arrest me Burg” për 45-vjeçarin.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)