Kamzë, dhunoi barbarisht dhe hodhi nga ballkoni i katit të 3-të gruan, mbetet në qeli 62-vjeçari

Kamzë, dhunoi barbarisht dhe hodhi nga ballkoni i katit të 3-të gruan, mbetet në qeli 62-vjeçari

Pallati nga ku ndodhi ngjarja

TIRANË- 62-vjeçari Dilaver Idrizi do të mbetet ne qeli për dhunimin barbar të bashkëjetueses së tij dhe më pas hedhjen e saj nga ballkoni i katit të trete duke e paraqitur si aksidentale. Ngjarja e rëndë ka ndodhur më 11 mars, ndërsa Gjykata e Tiranës vendosi masën e sigurisë arrest me burg.

Fillimisht kjo ngjarje u raportua si aksidentale por hetimi zbuloi se 62-vjeçari Dilaver Idrizi kishte ushtruar dhunë barbare ndaj bashkëjetueses dhe e kishte hedhur nga ballkoni. Ka qenë vajza e gruas së dhunuar që ndihmoi hetuesit e Policisë së Tiranës për të zbardhur ngjarjen duke dëshmuar dhunën që 62-vjeçari ushtronte vazhdimisht ndaj nënës së saj.

Gruaja e cila u dhunuar dhe u hodh nga ballkoni kishte thyerje të legenit si dhe dëmtime te tjera trupore. Dhuna mes dy bashkëjetuesve ka qenë e pranishme që në fillim të lidhjes për shkak të xhelozisë por ishte munduar ta mbante lidhjen për shkak të fëmijëve, pavarësisht se ata  kanë qenë prezent në disa raste dhune.  

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Adriatik Doçi: U përball me bandat me automatik/ Kush është Elvin Gogaj, prokurori që po heton Belind Këlliçin

Adriatik Doçi: U përball me bandat me automatik/ Kush është Elvin Gogaj, prokurori që po heton Belind Këlliçin